“Ja qytetet ku është më i përhapur prostitucioni në Shqipëri”

1094
Euro të hedhura në tavolinë, objekte seksi, ambiente të ngritura enkas për të ushtruar prostitucionin, por jo vetëm këto, pas tyre qëndrojën klientë biznesmenë e VIP-a që paguajnë shuma të konsiderueshme për një prostitutë.
Pikërisht për këtë fenomen po diskutohet sot në emisionin “Studio e Hapur” në News 24.
Skerdi Kasimati, shef i sektorit kundër trafiqeve në Policinë e Tiranës flet për një fenomen që policia e ka nën kontroll, por gazetari i kronikës, Armand Bajrami referuar rasteve në Gjykatën e Tiranës thotë se ky fenomen sa vjen e bëhet më i përhapur. Sipas tij, rastet që polica kap, janë ato të prostitutave “low cost”, ndërsa prostitutat e luksit për të cilat paguhet edhe deri në 1 mijë euro në natë, është vështirë të bien në rrjetën e policisë.
“Që nga 2015 trendi është gati mesatar. Veprimtaria është e përqendruar në qytete të mëdha si Tirana, Durrësi e Vlora. Ka hotele që ofrojnë prostitucion, mund të jenë në qendër por edhe në periferi. Është fenomen që e kemi në kontroll”,- tha Kasimati.
“Fenomeni është mjaftueshëm i përhapur në Tiranë, nuk më duket nën kontroll nga Policia e Shtetit. Në gjyq bien në rrjetën e polcisë prostitutat low cost. Kemi edhe prostituta që paguhen deri në 1 mijë euro në natë, por ato vështirë se kapen”,- tha gazetari Bajrami.
E për tu vënë në kontakt me një prostitutë, Bajrami thotë se është fare e thjeshtë. “Mjafton një kontak me shoferët e taksive por edhe me recepsionistë hotelesh”,- shtoi ai.
Sigal