Ja çfarë mendojmë për 28 Nëntorin

558
Sigal

INTERVISTA/ Flet për “Telegraf”, kryetari i Partisë Komuniste dega Berat, Aleks Boçe

Në prag të festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë, ku qeveritarët shqiptarë po masakrojnë meritat e patriotëve dhe të datave historike në Qarkun e Beratit është krijuar një shqetësim i madh, që ka përfshirë shoqërinë civile, veteranët, intelektualët dhe ish-ushtarakët, të cilët shprehin indinjatën e tyre në lidhje me zhvendosjen e datës 28 Nëntor me datën 27 Nëntor nga kryeministri Berisha. Një grup intelektualësh dhe drejtues të forcave politikë janë shprehur se Berati i ka ruajtur dhe i ruan me fanatizëm datat historike. Madje ata janë shprehur se, ashtu do të mbrojnë edhe datat e tjera historike të Shqipërisë edhe pse Kryeministri i ka mohuar ato për interesat e tij. Një grup ish-ushtarakësh dhe intelektualësh i kërkojnë Sali Berishës që të mos u mohojnë vendit të tij datat historike dhe meritat e patriotëve, të cilët me pushke e pende kanë luftuar për një komb të pa varur dhe sovran. Ata shprehen se në asnjë vend të botës nuk mohohen datat historike ndërsa në vendin tonë krejt ndryshe ndodh. Për të gjitha këto ngjarje të fundit, “Telegraf”, i mori një intervistë kryetrarit të Partisë Komuniste në Berat, Aleks Boçe

Z. Boçe si do t’i vlerësonit veprimet e Kryeministrit në prag të festës së 100- vjetorit të Pavarësisë?

Në Shqipëri çfarë nuk po ndodh. Sot kriminelët po bëhen heronj dhe heronjtë po bëhen kriminel. Çfarë do të presësh nga një Kryeministër që këtij 100-vjetori po i ndërron datën. Çfarë mund të presësh nga një Kryeministër që Ahmet Zogun po e bënë hero, ku populli jonë e ka quajtur prej kohësh një tradhtarë dhe hajdut.

Çfarë qëndrimi mban partia juaj me ndërhyrjet që po bëhen në datat historike?

Data 27 Nëntor është edhe ajo e tradhtisë së radhës që po i bëhet historisë shqiptare. Këta sharlatan vetëm kërkojnë të mohojnë të vërtetën e këtij kombi, i cili tërë jetën e ka çarë rrugën e historisë me shpatë në dorë. Sot na dalin disa njerëz që ende nuk e njohin historinë e kombit të tyre dhe me një të rënë lapsit përmbysin një histori, në të cilën shqiptarët kanë derdhur gjak për një komb e një flamur. Data 28 Nëntor është data më e lavdishme për shqiptarët, ku plaku i Vlorës, Ismail Qemali ngriti Flamurin në Vlorë. Për këtë ne, shqiptarët duhet të jemi krenarë dhe ta mbrojmë këtë datë nga sharlatanët, të cilët përveç të këqijave nuk i kanë sjellë gjë tjetër Shqipërisë. Por ne nuk do të lejojmë as kënd që të marrë nëpër këmbë historinë e shkruar me gjakun e shumë patriotëve dhe dëshmorëve të atdheut tonë të lavdishëm.

Ju si parti jeni për festimin e 28 Nëntorit në Vlorë apo Tiranë?

Partia jonë gjithmonë ka mbrojtur dhe mbron datat historike është për t’u theksuar se në datat historike në Qarkun e Beratit i kemi mbrojtur me fanatizëm të madhe dhe as kush nuk ka guxuar që të ndryshoje ato, ne si parti jemi edhe për datën 28 Nëntor si një nga datat me historike të shqiptarëve që të mbrohet dhe më pas të festohet vetëm në Vlorë nga qeveritarët edhe pse ata nuk duan këtë datë e do populli dhe brezat e ardhshëm ne siç e përsërita dhe më lartë këto data do t’i mbrojmë edhe po qe nevoja me gjakun tonë. Ne do t’i mbrojmë se këto data mbajnë mbi shpinë gjakun e 28 mijë dëshmorëve, të cilët në lulen e rinisë dhënë jetën për një Shqipëri të lirë dhe sovrane.

PËRMENDORJA DUHET NGRITUR PËR ENVER HOXHËN JO PËR AHMET ZOGUN

Sot në Shqipëri në qoftë se duhet ngritur një përmendore pas Ismail Qemalit dhe Skënderbeut është Enver Hoxha, që ka luftuar për ndërtimin e Shqipërisë dhe jo për ta vjedhur atë dhe shitur trojet shqiptare, këtë nuk arrijnë të kuptojnë sot, zotërinjtë pushtetarë. Sot nuk po vlerësohen ato figura që ndërtuan Shqipërinë, por ato figura që shitën dhe vodhën Shqipërinë.