Ja afera e re korruptive me matësat inteligjent të OSHEE-së, që po përvëlojnë konsumatorët

1328
Sigal

Matësit e rinj elektrik “Inteligjent” të OSHEE, kanë rritur energjinë elektrike nga 14.00 në 16.00 lekë kWh  pa vendim Qeverie por për llogari të saj

Çmimi i energjisë rritet në mënyrë të njëashme dhe pa kontratë. Përse mbahet top-sekret tenderi dhe kompania oligarke që punon për llogari të OSHEE duke rrjepur shqiptarët. Drejtori Ardjan Çela të bëjë publike kontratën me firmën për tenderin sekret të  “matësave  grabitqaro- inteligjent”, kush i paguan shpenzimet e montimit, sa është vlera dhe ku duhet të drejtohen familjarët dhe klientët për kolaudimin ?!

Qeveria  Rama u premtoi shqiptarëve  gjatë fushatave të 2013 por edhe të 2017 se do të ul çmimin e energjisë elektrike, humbjet në rrjet dhe vjedhjet. Sigurisht për qytetarët kërrbaçi ka qëndruar mbi kokë dhe një pjesë e tyre janë vetvarur me telat e elektrikut pasi nuk kishin mundësi ti paguanin dhe kanë përfunduar në burgje , ku janë varur. Akoma më keq kjo situatë është në qytete dhe fshatra ku  qytetarët jetojnë në errësirë dhe mjerim. Ndërkohë që oligarkët harxhojnë miliona në supermarkete, fabrika dhe qendra tregtare dhe faturohen më pak se familjarët. Dhe kjo tashmë është bërë publike pasi humbjet e energjisë nga sistemi elektrik janë në shifra të njëjta me ato që kjo qeverisje mori në 2013. Ky është një tmerr dhe shqiptarët po ndërgjëgjsohen nga dita në ditë për bandën e hajdutëve të energjisë elektrike. Dhe me sa duket OSHEE dhe titullari i saj Ardian Çela ka vendosur që ti pajisë qytetarët me matësa inteligjent ,pasi këto matësa janë vështirë të kolaudohen dhe kontrollohen nga qytetarë dhe familjarët, kështu që energjia faturohet me çmime të kripura dhe për këtë mjaftojnë faktet e këtyre muajve të pandemisë ku babëzia nuk njeh kufij. Shumicës së familjarëve u janë faturuar fatura nga 140 mijë e sipër ,pasi vetëm në këtë mënyrë mund të mbushën arkat dhe xhepat e oligarkëve të elektrikut shqiptar. Auditimi i fundit i OSHEE nga Open Data tregoi edhe njëherë se si meren tenderat me “Flamur të Kuq” në OSHEE.

Për të mbushur thasët e elektrikut të OSHEE -së Çelës, kohët e fundit matësve të energjisë elektrike iu shtua një model i ri “Matës inteligjent” me tri kode, rrezik aktual për mbifaturim të energjisë elektrike. Në mënyrë të heshtur dhe pa bujë po instalohet ky matës. Në aparatet  ekzistuese të zakonshme,  vendosur me kontratë me OSHEE, lexon qartë energjinë e harxhuar. Edhe në faturat tatimore të OSHEE, shkruhet qartë dhe kuptueshëm njësia e matur. – Lexojmë një faturë tatimore mujore: -Energji e matur (leximi aktual – l2349; leximi i mëparshëm 12073). Sasia 276 kWh. Çmimi 14.00. Vlera në lekë 2622.00. TVSH 20%, etj. Ndërsa fatura tatimore në Matësat e rinj Inteligjent llogaritin energjinë e shpenzuar me disa kode të pakuptueshme për faturuesit, përpiluesit e faturave dhe për qytetarët. Në një faturë tatimore lexojmë tri kërkesa.

  1. Energji aktiv ( leximi aktual 4576, leximi i mëparshëm 4129). Sasia 447 kWh.. Çmimi 14.00.

Vlera lekë 6258.00.

  1. Energji pik (leximi aktual 999, leximi i mëparshëm 907). Sasia 92 kWh. Çmimi 16.10 .Vlera lekë 1481.20.
  2. 3. Energji reaktiv (leximi aktual 1914, leximi i mëparshëm 1598 ). Sasia kVAhr 125.15. Çmimi 2.10. Vlera lekë 262.81.

Shuma që duhet paguar bëhet me mbledhjen e tri energjive të matësit: 6258.00 + 1481.20 +262.81 = 8002.01 +20% TVSH etj. Një matës me një konsum mujor energjie aktive me rreth 500-900 kwh vendosja e matësave elektronikë do të rritë artificialisht energjinë e shpenzuar. E pakuptueshme  është llogaritja e energjisë reaktive . Duke lexuar faturën nuk shpjegohet pse sasia 125.15. (Energji reaktiv (leximi aktual 1914, leximi i mëparshëm 1598 del në faturë 125.15 KVAhr dhe jo 416. Përpunuesit e faturave as vetë nuk e dinë si duhen llogaritur shuma e secilit kod inteligjent.

 

Aparatet matës inteligjent me tri koefiçentë janë për biznese të mëdha.

Çfarë energjie pik konsumon , kur shpenzon 18-20 kWh në ditë; Për të llogaritur energjinë e harxhuar faturisti u shpjegon abonentëve se duhet të shtypet tri herë një buton . Shtypja e parë regjistrohet kur del numri 1.8.1.(shembull 6520), por në moment del numri tjetër pasues dhe ngatërrohen numrat. Shtypja e dytë regjistrohet kur del numri 1.8.2 (shembull 1394). Shtypja e tretë regjistrohet kur del numri 3.8.0 (shembull 2081). Se si rakordohet me këto shifra energjia e harxhuar e dinë përpunuesit e faturave tatimore:

  1. Shumica e faturuesve, shprehen se janë të pa trajnuar për këto aparate.
  2. b. Ndaj ankesave të abonentëve për llogaritje të gabuar komisioni i OSHEE bën një faturë të re sistemuese.

Shembull.: Faturë Tatimore, Janar 2019, totali për t’u paguar 20.755.28 lekë. Muaji, Shkurt (dt 20.02 2019), totali për t’u paguar 68.981.92 lekë. Mbas ankesës Komisioni i OSHEE përllogariti një faturë të re sistemuese –notë debiti, për muajin shkurt më dt 28. 02. 2019 me vlerë leku 340. Po në këtë matës edhe muaj të tjerë është bërë mbi faturim të faturave. Kështu për muajin shtator 2019, janë dërguar dy fatura. Njëra shënon faturimin deri më datë 12.09 2019 me vlerë leku 21,812.40 dhe fatura e dytë shënon datë deri 30.09.2019 me vlerë leku 18,205.36. Nga përpunuesit e faturave u hoq fatura me vlerë 21,812.40 lekë. Nëse nuk do të ankohesh dhe nëse anëtarët e kontrollit nuk janë trajnuar je i detyruar për të paguar vlerën e mbifaturuar të faturës tatimore. Nuk mjaftojnë vetëm këto pasaktësi, por në faturën tatimore Energjia pik është shënuar tarifa e pagesës për 1 kWh 16.10 . Tarifa e miratuar nga qeveria për të gjitha llojet e matësave ekzistues është 14.00 kWh. Kur pyet se në cilin vendim të qeverisë është rritur çmimi i energjisë nga 14.00 në 16.10 merr këtë përgjigje nga punonjës specialistë të OSHEE: Është vendosur në kontratën midis ERE dhe firmës private të matësave ‘inteligjent’, fituar në tender.

Kur pyet që energjia pik është e pakuptueshme specialistët e OSHEE të përgjigjen se nga ora 18 e mbrëmjes deri në orën 21 është periudha kohore që quhet pik. Nëse nuk do që të regjistrosh pikun mbyll çelësin elektrik në këto orë. Për çfarë piku bëhet fjalë kur biznesi i vogël dhe familjarë konsumojnë rreth 300 – 500kWh në muaj

Instalimi i aparateve elektronike sapo ka filluar. Jemi ende në kohë për të parandaluar një aferë të re korruptive!