Iu gjet në banesë kokainë në doza gati për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

98
Sigal

Komisariati i Policisë Nr. 6 në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “White”.

Gjatë operacionit u arrestua shtetasi R. H., 40 vjeç, banues në Kombinat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit të banesës së 40-vjeçarit, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas pasi siguronte lëndën narkotike në sasi, e ndante atë në doza, të cilat i shiste në lagje të ndryshme të Kombinatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.