Një automjet është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje në Elbasan. Ngjarja ndodhi në qendër të këtij qyteti, në një kohë kur zona është e populluar.
Fatmirësisht nga zjarri nuk ka persona të lënduar, ndërsa drejtuesja me inicialet D.P., ka dalë në kohë nga mjeti.
Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa zjarrfikësja bëri të mundur shuarjen e flakëve.
“Rreth orës 17:00, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, ka marrë flakë gjatë kohës që ka qenë në lëvizje, automjeti tip “Ford”, me drejtuese shtetasen D. P., 42 vjeçe. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në automjet. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.”, thuhet në njoftimin e policisë.





















