Ishte dënuar për prostitucion në Itali, arrestohet në Kavajë 55 vjeçari

253
Sigal

Ditën e sotme 55 vjeçari Xheladin Deda, është vënë në prangat e Policisë, pasi është dënuar nga Gjykata e Torinos në Itali me 4 vite e 4 muaj burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Dhunë seksuale”.

Deda është vënë në pranga nga Policia e Kavajës, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Kapet dhe arrestohet një 55-vjeçar i shpallur në kërkim, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Nga Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në Rrogozhinë, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar Xheladin Deda, 55 vjeç, banues në Rrogozhinë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite e 4 muaj burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Dhunë seksuale”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.