Këtë të premte do të zhvillohet seanca e radhë për ish-presidentin Ilir Meta. Pritet që të vendoset nëse dosja do të kalojë apo jo për gjykim, apo do të rikthehet për hetime të mëtejshme.
Seanca e kaluar u zhvillua më 27 nëntor, ku ish-presidenti Meta ishte i pranishëm, por u shty për shkak se avokati kërkoi kohë për t’u njohur me një pjesë të akteve.
Meta ndodhet në burg që nga tetori 2024, ndërsa Kryemadhi është nën masën “detyrim paraqitje”.



















