Irfan Dashi pazarxhiu i mijëra shisheve verë e pije alkoolike “VIP”, ja 1 nga 145 njoftimet e ankandeve

1084
Ilia SOKOLI
Shitja ilegale e qindra ton miell e ushqime të sekuestruara dhe donacione, pazare edhe në prezencë të ish-ministrit 
Para katër ditësh, kryeministri Edi Rama publikoi vendimin e qeverisë, për shkrirjen e Drejtorisë së Rezervave Materiale të Shtetit, brenda strukturës së Emergjencave Civile. Ky është një vendim i drejtë i kryeministrit, të bindur se e ka marrë këtë vendim jo “qesim”, siç shprehet kreu i drejtorisë së Rezervave, por sepse ka informacion të plotë, mbi batërdinë që “skuthi” sy-ulur Irfan Dashi, ka bërë në këto 4 vite si krye-depoxhi dhe që po vazhdon të bëjë me mallrat, makineritë, automjetet, pajisjet, madje edhe deri tek veshjet e brendshme. Gazeta “Telegraf”, ka denoncuar me detaje dhe me shkresa zyrtare, faktin që ky drejtor bashkë me “bandat” e tij që ka krijuar brenda dhe jashtë Drejtorisë së Rezervave në qendër dhe në rajone, mban nën kontroll gjithçka që futet brenda depove të kësaj ndërmarrjeje si mallra sekuestroje e si ndihma humanitare, siç janë 3000 krevatet dhe batanijet e Korçës që erdhën ndihmë për banorët e përmbytur dhe u zhdukën, por edhe mallra e pajisje të blera nga buxheti i shtetit për raste emergjencash! Nëse do të kishin “gojë” depot e Rezervave të Shtetit, zyrat e komisioneve të vlerësimeve, dosjet e ankandeve dhe “buzët” e drejtorit Dashi, do të tregonin gjithë masakrat ekonomike-financiare, që ky drejtor batakçi ka bërë dhe vazhdon të bëjë në këtë ndërmarrje. Sot po publikojmë skandalin e sasive të produktit, verë dhe pije alkoolike që janë sekuestruara nga nga bizneset e janë futur në “strofullat” (depot) e ndërmarrjes që komandohet si pronë private, nga drejtori Dashi! Çfarë ka ndodhur me pijet e çdo lloji, të klasifikuar -të shtrenjta? Gazeta “Telegraf”, ka denoncuar faktin, që shishet e verës dhe pijet alkoolike për raste “ballosh”, janë shitur me 10-15% të çmimit. Po kështu, shumë mallra e produkte, janë bërë dhuratë me falje për njerëz me pushtet, për familjarë të tyre dhe për… vete në raste dasmash, piknikësh e sebepesh të ndryshme, por edhe si “furnizim” për bar-kafe e restorante, ku drejtor Dashi çon shpesh të deleguarit e partisë e të pushtetit, por edhe mikesha nga diaspora! Disponojmë regjistrime, për porosi “gojore” që ka dhënë drejtor Dashi ndaj drejtorëve dhe vartësve të tyre në qendër e rajone, për të mbushur veturat qeveritare dhe furgonët e dërguar prej tij nëpër depo! Mund të duket “guxim” i Dashit të rezervave të shtetit, por si “porositës malli qylaxhi” është përdorur edhe emri i kryeministrit Edi Rama, në emër të të cilit, janë bërë “kurban” qindra sheshe verë e pije të tjera që për nga markat dhe cilësia, përdoren vetëm në koktejet e takimeve të liderëve të vendeve të BE-së! Sipas informacionit dhe “ca letrave” që disponojmë, një prej të cilave po e publikojmë sot, thuhet se gjatë periudhës Janar 2016-Korrik 2017, shteti ka humbur miliona lekë me letra e çmime shitjeje fiktive, të verërave të sekuestruara, deri me çmim 160 euro, por të shitura me çmim “global” 200 lekë shishja! Ne kemi denoncuar faktin, që janë 550 mijë euro verë dhe pije alkoolike “VIP” të cilat janë falur e janë shitur me 10% të çmimit të tyre tregut me shumicë në Tiranë. Sa për kujtesë, këto sasi vere e pijesh alkoolike “VIP”, janë nxjerrë me letra nga depot e rezervave të Korçës e janë përcjellë në depot e rezervave të disa rajoneve të tjera, nga të cilat vetëm në një ditë janë përlarë 530 shishe verë “VIP”, me çmim sa një Kartë Identiteti (1500 lekë), ndërkohë që vlera minimale e shitjes së tyre me shumicë ishte 156 euro, pa përmendur nja 100 shishe vere e pijesh të tjera të dhuruara për “PARTY” partiake me “çunat dhe gocat” e FRESSH! Sot, po publikojmë vetëm 1 nga 145 njoftimet e ankandeve të verërave dhe pijeve “VIP”, të cilat me urdhër të drejtor Irfanit, janë nxjerrë në shitje “globale”, ndërkohë që ligji e përcakton për shitje me artikuj, zëra, vit prodhimi, cilësi, markë e çmim të miratuar nga shteti dhe jo nga komisioni nepotik i drejtor Irfanit!

(Nesër superskandali me blerjen dhe shitjen e ushqimeve)
Shënim: Gazeta “Telegraf” do të padisë dhe depozitojë në Prokurori dosjen e plotë
Në vijim të denoncimeve për abuzimet e bëra nga drejtuesi i Rezervave të Shtetit dhe “grupit” të besuar të tij që ka mbledhur rrotull vetes në kupolën e kësaj ndërmarrjeje, brenda dy ditëve, do të depozitoj në prokurori dosjen e plotë të këtyre abuzimeve, të shoqëruar me dokumente dhe dëshmi konkrete! 
Irfan Dashi, turpi i pushtetit të “Rilindjes”
Nëse ka një personazh që i ka nxjerrë bojën “Rilindjes”, ky është Irfani i rezervave, i cili ka dhënë prova abuzimi kur ishte në krye të Konfederatës Sindikale të rrethit të Tiranës, por që shërbente si drejtor i firmës piramidale “Populli”. E ka dhënë provën, si kryetar i Njësisë bashkiake nr. 6, ku flitet se ka ditur të bëjë “punë të mira” për vete dhe për shefat e partisë e të qeverisë me fondet e tregut fshatar e industrial, me fondet e kulturës, me fondet e ujësjellësit, me fondet e kanalizimeve, me fondet e ndihmës ekonomike, me fondet e mirëmbajtjes së banesave, me lejet e ndërtimit, me fondet shkollave, kopshteve e çerdheve, me ca “shitje të vogla” trojesh pronë shtetërore, me lejet për kioska e ndërtime banesash dhe deri me fondet e vjedhjes së pusetave e fondet e djegies së llambave të rrugëve! E ka dhënë provën e abuzimeve edhe kur u emërua drejtor i ndërmarrjes së Pastrimit të Bashkisë Tiranë, ku flitet se ka një dosje hetimore për kazanët e plehrave dhe çizmet, fshesat, kovat dhe legenët e pastruesve të natës e të ditës. 
Taksa e pronës dhe shtëpitë e dyta, ja se si do të funksionojë
Sipas FMN, Shqipëria është një nga vendet që mbledh më pak të ardhura nga taksat e pronës.
Ngritja e kadastrës fiskale dhe ndryshimi i sistemit të taksimit ka qenë një nga kërkesat më të përsëritura që Fondi ka bërë ndaj qeverisë në tre vitet e shkuara. Mësohet se tani, veç përfshirjes së biznesit të vogël në skemën e tatimit mbi vlerën e shtuar, paketa e re fiskale, që duhet të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm, parashikohet të sjellë dhe një tjetër ndryshim të rëndësishëm, që lidhet me taksimin e pronës. Sipas variantit paraprak të paketës, taksa e pronës nuk do të jetë më fikse mbi sipërfaqen siç është aktualisht, por do të bazohet mbi vlerën e pronës sipas çmimeve referencë që përcakton qeveria. Për shtëpitë e dyta dhe të treta taksa do të rritet. Sipas variantit që po diskutohet, familjet që kanë më shumë se një apartament do të detyrohen të deklarojnë shtëpinë e parë. Ministria e Financave ka tashmë gati të dhënat për pronat, pasi adresari i ri që do të konfiguronte gjendjen më të fundit mbi pronat ka përfunduar. Për të mundësuar zbatimin praktik të tatimit të ri mbi pronën, është caktuar një grup pune i nivelit të lartë që përfshin të gjitha palët e interesuara për të përgatitur një plan veprimi dhe metodologjinë për vlerësimin e tatimit të pronës. Në vijim të Grupit të Punës, u hartua Memorandumi i Mirëkuptimit (MM) ndërmjet MF dhe OSHEE (Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike) për ndarjen e bazës së të dhënave kombëtare të pronave të Operatorit. Përveç kësaj, Ministria e Financave hartoi katër memorandume me bashkitë e Tiranës, Durrësit, Korçës dhe Fierit për të mundësuar integrimin e faturave të tatimit të pronës me faturat e energjisë elektrike dhe të ujit dhe për të mbledhur tatimin në bazë të zonës, vendndodhjes së pronës. 
Sigal