Integrimi në BE për Shqipërinë/ Ministrja gjermane për Europën: Do të angazhohemi për fillimin e bisedimeve formale

177
Sigal

Ministrja gjermane për Europën dhe Klimën, Anna Luhrmann shprehet se integrimi europian për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, është një proces me rëndësi strategjike për unionin.

Ajo ka shprehur mbështetjen e qeverisë federale të Gjermanisë, teksa bën thirrje për mbajtjen sa më parë të Konferencës së parë Ndërqeveritare dhe fillimin e bisedimeve formale.

“Për mua është mjaft e rëndësishme që pas marrjes së punës si ministre shteti për Evropën, vijoj punën nga pasardhësi im.

Dua të bëj të qartë se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor si dhe perspektiva për integrimin europian, është me rëndësi strategjike për mua dhe për qeverinë federale.

Qeveria federale angazhohet fuqishëm për fillimin e bisedimeve formale. Është në interesin fillestar të vetë BE-së.

Në kuadër të marrëdhënieve diplomatike mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, ne punojmë dhe bashkëpunojmë në të mirë të njerëzve në shumë sektorë, në qëndrueshmërin e e ekonomisë, furnizimit me ujë dhe trajtimin e ujërave të zeza.

Bashkëpunojmë me përfaqësues të shoqërisë civile.

Bashkëpunojmë dhe në fushat e arsimit. Ne gëzohemi që mund të mbështetemi tek Shqipëria.

Shqipëria ka bërë hapa të mëdha për sigurimin e të drejtave të njeriut, përballjen me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Zyrtarë të lartë janë dërguar pas bankës të të akuzuarve dhe janë dënuar. Duhet të vijohet më tej me vendosmërinë.

Këtu janë të nevojshme si qeveria dhe opozita. Hapat pas do e dëmtonin procesin e reformave. Ballkani Perëndimor është e rëndësishme për të ardhmen e Europës. Ndaj sollëm në jetë procesin e Berlinit. Duhet të ndiqet kursi i bashkëpunimit mes 6 vendeve.

Një shembull i mirë për atë se çfarë mund të arrihet përmes bashkëpunimit rajonal, është shkëmbimi përmes projekteve rinore. Heqja e tarifave roaming në rajon.

Si ministre shteti, unë jam përgjegjëse jo vetëm për Europën, por edhe për mbrojtjen e klimës. Shpresoj që gjatë vizitës së ardhshme të bindem për bukuritë e venditu tuaj. Ne duhet ta mbrojmë natyrën tonë” – tha Luhrmann.