Instituti Ndërkombëtar për Ballkanin, IFIMES: Edi Rama, me strukturat e tij mafioze, po e çon Shqipërinë më afër Amerikës Latine

464
Instituti Ndërkombëtar për Ballkanin dhe Lindjen e Mesme, IFIMES, me qendër në Lubjanë shkruan se “kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, me strukturat e mafies, po e afron Shqipërinë gjithnjë e më shumë me Amerikën Latine, jo me BE”.
Prandaj, vijon më tej IFIMES “zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri duhet të jenë një përparim i madh drejt demokratizimit të vendit dhe të sjellin një përballje me këto struktura mafioze.”
Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri duhet të sjellin ndryshime politike dhe një përballje me strukturat e mafias, të cilat janë më të dukshme në fushën e prodhimit të paligjshëm të kanabisit dhe narkotikëve të tjerë dhe trafikimit të qenieve njerëzore.
Zgjedhjet duhet të jenë një përparim i madh drejt demokratizimit të vendit, por Kryeministri Edi Rama (PS) me aktivitetet e tij kriminale-mafioze po e afron Shqipërinë gjithnjë e më shumë me Amerikën Latine, jo me BE – pavarësisht se anëtarësimi në BE është qëllimi i shqiptarëve”, përfundon IFIMES.
Sigal