Ing. Rifat Kullolli: Çmendet karburanti, qeveri i nxjerr gjuhën shqiptarëve, oligarkia ushqehet me djersën qytetare

Çmendet karburanti, qeveria i nxjerr gjuhën shqiptarëve

– Popujt kanë vetëm nje armik të rrezikshëm …qeverinë e tyre

Sigal

Ndërsa një kontinent ku shtetet përpiqen të amortizojnë goditjet mbi qytetarin, tek ne duket sikur gara është se si ta rëndojnë më shumë atë.

Ndërsa qeveritë europiane prekin taksat për të lehtësuar çmimin e karburantit, qeveria e Edi Ramës sillet si një tregtar i ftohtë që sheh vetëm arkën e shtetit.

  • – Zonja Delin, ekonomia reale familjare nuk është tabelë Excel-i, por frigoriferi bosh në fund të çdo jave.
  • – Kryeministër, i pa ndjenjë, i pa burrë, i pa shpirt, ekonomia e një shteti nuk është vetëm mbledhje taksash.
  • – Ekonomia e një shteti është prodhim, është përpunim, është eksport, është në fund dhe taksim.

Ing. Rifat Kullolli

Ka një ironi të hidhur në kronologjinë e çmimit të karburanteve tek ne. Ndërsa një kontinent ku shtetet përpiqen të amortizojnë goditjet mbi qytetarin, tek ne duket sikur gara është se si ta rëndojnë më shumë atë. Ndërsa qeveritë europiane prekin taksat për të lehtësuar çmimin e karburantit, qeveria e Edi Ramës sillet si një tregtar i ftohtë që sheh vetëm arkën e shtetit, jo shëndetin e miletit. Akciza dhe taksa e qarkullimit, këto dy “shtylla” të çmimit, nuk janë thjesht numra në një faturë. Janë filozofia e shtetit ndaj qytetarit të vet. Kur këto mbahen të pandryshuara, edhe në kohë krize, mesazhi është i qartë. Barra nuk ndahet midis nesh, thotë filozofia e Edi Ramës, atë do ta mbani ju skllevërit pa zë që më mandatuat me 83 kartonë … Dëgjuam deklaratat teknike të Delina Ibrahimaj, se “kostoja e karburantit në shpenzimet familjare zë vetëm “3% të buxhetit familjar”, e cila më dha përshtypjen se kish bërë një matematikë sterile, të shkëputur nga realiteti. Zonja Delin, ekonomia reale familjare nuk është tabelë Excel-i, por frigoriferi bosh në fund të çdo jave . Dhe aty përqindjet rriten, jo ulen. Ironia kulmon kur shteti, që duhet të jetë mbrojtës, kthehet në barrë. Një shtet që takson pa ndjeshmëri, është si një bujk që shfrytëzon tokën pa e lënë të marrë frymë, e në fund, toka varfërohet… dhe bashkë me të edhe ai vetë. O kryeministër, i pa ndjenjë, i pa burrë, i pa shpirt, ekonomia e një shteti nuk është vetëm mbledhje taksash. Ekonomia e një shteti është prodhim, është përpunim, është eksport, është dhe taksim. Po jo vetëm kaq, është dhe besim i ndërsjelltë. Dhe kur këto raporte prishen, çdo qindarkë më tepër per çdo litër naftë , është barrë mbi mundësinë reale, është bllokim frymëmarrje në ekonominë qytetare ,është marrëveshje e prishur mes shtetit dhe 83 mandateve qytetare… Fute sa më thellë pompën e karburantit në mjerimin e shqiptareve o Edi Balluku.

Popujt kanë vetëm një armik të rrezikshëm …qeverinë e tyre

Thënia e filozofit dhe shkrimtarit francez Étienne de La Boétie, godet në zemër të asaj që quhet ” leje vullnetare “. Në kontekstin shqiptar, ky raport mes popullit dhe qeverisë nuk është thjesht një marrëdhënie politike, por një dramë ekzistenciale që përsëritet në cikle periodike…Në Shqipëri, pushteti nuk e ka parë kurrë shtetin si një kontratë sociale për mirëqenie, por si një pronë ,si një plaçkë të fituar pa luftë, por me 70+1 % mandate. Filozofi Friedrich Nietzsche thoshte.. “Shteti është përbindëshi më i ftohtë nga të gjithë përbindëshat e ftohtë. Ai gënjen me ftohtësi dhe kjo gënjeshtër del nga goja e tij..

”Unë, shteti, jam populli’.”

Në Shqipëri, qeveria nuk është një trup i huaj, ajo është pasqyra jonë më e hidhur. Ajo ushqehet me heshtjen tonë, me kafenetë e mbushura në orar të punës dhe me shpresën e kotë se “ndoshta në mandatin e ri do të na hedhin ndonjë thërrime”. Nëse ka një gjë që qeveritë tona e bëjnë me mjeshtëri, është riciklimi i shpresës.

Në kushtet tona, kjo gënjeshtër është transformuar në art. Ne kemi një qeverisje që e “do” popullin aq shumë, saqë kërkon ta mbajë atë të “çliruar” nga çdo barrë, përfshirë barrën e të menduarit dhe së fundmi barrën e pronës (duke ja dhënë investitoreve strategjik) dhe barrën e të jetuarit në atdhe ( duke i përzënë pa kamxhik, por me papunësi, me çmime më të larta se Europa ). Qeveria jonë nuk të sulmon me tanke, ajo të sulmon me kulla e luks të rremë. Është një lloj “tiranie estetike”. Ndërsa rrugët zbrazen nga rinia, muret lyhen me ngjyra të ndezura. Siç do të thoshte Jean-Jacques Rousseau. – “Njeriu ka lindur i lirë, por kudo ai është në pranga.” Tek ne, prangat janë të veshura me kadife dhe me premtime kaq të bukura, njëlloj si përrallat ë Zija Grapshit , ndërsa realiteti i tavolinës mbetet i njëjtë. Pse një popull lejon që “armiku i tij më i rrezikshëm” t’i ulet në krye të oxhakut? La Boétie argumentonte se tiranët kanë fuqi, sepse jemi ne që jua japim atë. Në Shqipëri, qeveria nuk është një trup i huaj, ajo është pasqyra jonë më e hidhur. Ajo ushqehet me heshtjen tonë, me kafenetë e mbushura në orar të punës dhe me shpresën e kotë se “ndoshta në mandatin ri do të na hedhin ndonjë thërrime”. Nëse ka një gjë që qeveritë tona e bëjnë me mjeshtëri, është riciklimi i shpresës. Ato veprojnë si ai mjeku që të thyen këmbën vetë, vetëm që pastaj të të shesë patericat si dhuratë. Thomas Jefferson thoshte se “kur qeveria i frikësohet popullit, ka liri, kur populli i frikësohet qeverisë, ka tirani”, por Ai nuk parashikoi një gjendje të tretë, atë ku populli nuk ka frikë, por thjesht ka rënë në letargji. Armiku më i madh i një populli nuk është ai që e vret, por ai që të detyron të ikësh nga shtëpia, nga prindërit e fëmijët tuaj. Këtu pushteti është kthyer në një entitet që administron vetëm interesat e oligarkisë dhe klientelës politike, kurse populli është kthyer në një “vizitor” në tokën e vet. Ne po jetojmë në epokën e nihilizmit politik, ku suksesi më i madh i qeverisë është bindja e qytetarit se “të gjithë janë njësoj” dhe se “ndryshimi është i pamundur”.

Sot kjo qeveri, që kemi në krye, si dhe ajo opozitë që hedh molotov rrugëve si dikur guerrilasit në tanket e armikut, janë bërë armiqtë më të rrezikshëm, sepse të dyja kanë pushuar që të na shërbejnë dhe po sillen si pronarë të trojeve publike dhe të protestave popullore. Ka ardhur koha që të mos merremi ende me ndërrimin i emrave në zyra e podiume, por duhet të thyejmë këtë pasqyrë të shtrembër 35 vjeçare…