Incidenti, qytetari i revoltuar thyen xhamat tek Prokuroria

328
Sigal

Incident në Prokurorinë e Tiranës. Një person është shoqëruar në Polici, pasi ka hedhur sende të forta në drejtim të godinës.

Kjo ka shkaktuar edhe thyerjen e një xhami.

Qytetari, identiteti i të cilit nuk dihet, është irrituar për shkak se donte përgjigje për një çështje personale ligjore.

Policia nuk ka bërë ende reagim zyrtar për incidentin.