Incidenti i rëndë në mes të Londrës, dënohet shqiptari

190
Sigal

Një emigrant shqiptar në Londër është dënuar për plagosjen me thikë të një të riu 20-vjeçar, pas një sherri për çështje parash në qendër të Londrës.

Mediat britanike raportojnë se Klaudio Kacubaj, 27 vjeç banues në Leeside Crescent, NË11 është dënuar me 4 vite e 6 muaj burg.

Ai u gjet fajtor për vrasje me dashje dhe mbajtje të një thike, ngjarje e ndodhur më 14 shtator 2020.

Policia u telefonia rreth orës  02:55 dhe mori njoftimin se një I ri ishte plagosur rëndë në qendër të Londrës në Leicester Square, ËC2. Gjykatës iu tha se Kacubaj u përfshi në një sherr me viktimën 20-vjeçar dhe pasi e vendosi pas murit e goditi disa herë më thikë në kurriz e më pas u largua me shpejtësi.

Incidenti u pa nga një punonjës policie, i cili atë moment nuk ishte me shërbim, por u përfshi në ndalimin e shqiptarit deri në mbërritjen e kolegëve të tij.

Nga kontrolli i  zonës u gjet thika me të cilin Klaudio Kacubaj kreu krimin. Oficerja e policisë Constable Laura Harcombe, nga Central West Basic Command Unit, e cila hetoi këtë krim tha: “Viktima ishte me fat duke mos marrë plagë edhe më të rënda dhe shpresoj se masa e dënimit dhënë agresorit  do të jetë deri diku ngushëlluese për të, duke çuar mesazhin se të tilla krime ne nuk i tolerojmë”.