Inaugurohet stacioni i trenit në Kashar/ Meta: Hekurudha në drejtimin e duhur, ecim më shpejt

465
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, Ministrat Edmond Haxhinasto dhe Lefter Koka, inaguaruan sot stacionin e ri të trenit në Kashar. Gjatë fjalës së tij, Meta tha se po rikthehet vëmendja në rehabilitimin e transportit hekurudhor.
“Kushte shumë komode për qytetarët në këtë linjë ku po udhëtojmë sot. Shpresojmë në rezultate të tjera të prekshme për hekurudhën, si ai i 2-fishimit të volumit të transportit të mallrave në 2014. Po ashtu, ngelet prioritet zhvillimi dhe modernizimi i rrjetit hekurudhor. Është detyrë e kryetarëve të ardhshëm të bashkisë dhe ministrit të Transporteve zgjidhja për hapjen e stacioneve në Tiranë. Hekurudha është në drejtimin e duhur, por duhet të ecim më shpejt”, deklaroi Meta.
Nga ana e tij, kreu i Transporteve, Haxhinasto tha se fillojmë projektin e ri për rinovim të mjeteve të gjithë rrjetit për pasagjerët, me resurset financiare të vetë hekurudhës. “Bileta Kashar-Durrës është 100 lekë, autobus 30 lekë + tren 70 lekë kosto e konkurrueshme. Do të ketë lehtësira dhe kosto të ulët për studentët” tha Haxhinasto. 
Sigal