In-front.org/ Anëtarja e “KPA” Ina Rama e rekrutuara e Shërbimit Informativ Shtetëror !?

546
Sigal

Edhe pse BE dhe SHBA kanë investuar mbi 200 mln euro për Reformën në Drejtësi, ndërhyrjet politike në ligj, përzgjedhja klienteliste, partiake dhe me një të kaluar të errët e disa prej anëtarëve të KPA-së e kthyen Vetting-un, në funeralin e Drejtësisë. Dosjet fatkeqësi kombëtare deri në mallkim. Milionat e reformës ‘i mori lumi’, krimi dhe korrupsioni në shkallë alarmante. Kompromisi vrastar për anëtarët e Vettingut, “rekrutimi” i Ina Ramës nga SHISH, bashkëjetesa me kriminalët dhe falsifikimi, që i bëjnë lehtësisht të shantazhueshëm

 

Eduard Halimi, ish-anëtar i Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën në Drejtësi, ish-ministër i Drejtësisë dhe ish-Avokat i Shtetit: Anëtarë të vetting-ut kanë falsifikuar prova dhe diplomat e gjuhës së huaj, janë juristë me mesatare 5, kanë fshehur të dhënat, kanë fshehur prona, nuk kanë deklaruar pasuri, dhe kanë lidhje të afërta bashkëjetese me njerëz me rekorde të tmerrshme kriminale. Kjo reformë prodhoi ato probleme që i kishim paralajmëruar së bashku me Venecian në paragrafin 98-100, dhe që përbënë një shkelje të rëndë të nenit 6 të Konventës

Av.Zaçe Islami: Vettingu u mirëprit nga qytetarët, por ajo është kthyer në  funeralin e Drejtësisë dhe ombrellën e korrupsionit në Shqipëri. Anëtarët e Vettingut dhe organeve të reja, shërbëtorë të Partisë Komuniste.

Av.Kujtim Cakrani: Fatkeqësi kombëtare deri në mallkim: Personazhe të institucioneve të drejtësisë kanë dalë se janë ish informator apo spiunë të sigurimit shtetit. E turpshme dhe e patolerueshme, e kthyen drejtësinë në gjueti shtrigash. A është vendosur Ina Rama në KPA, për të marrë vendime nën shantazhin e dosjeve?!



Dosjet fatkeqësi kombëtarederi në mallkim.Milionat e Reformës në Drejtësi ‘i merr lumi’, krimi dhe korrupsioni në shkallë alarmante

Reforma në Drejtësi ishte një nga premtimet më të mëdha që qeveria u bëri shqiptarëve, sipas së cilës më në fund vendi ynë do të ecte përkrah vendeve të BE-së dhe SHBA-ve. Pikërisht për këtë shkak BE vendosi si kusht për integrimin e Shqipërisë në Europë, respektimin e 5 kritereve, të cilat kishin të bënin me: Reformën në Drejtësi, luftën kundër krimit, korrupsionit, Reformës Administrative dhe të Drejtave të Njeriut (pronës, minoriteteve, romëve, integrimin e të përndjekurve politikë, medias së lirë etj.,). Por ajo që ishte kriteri i parë dhe më i rëndësishëm kishte të bënte me Reformën në Drejtësi. Madje kjo reformë do të përfshinte edhe investimin më të madh, si në ngritjen e grupit për hartimin e kësaj reforme, ashtu edhe financiar. Dhe për të arritur një sukses në reformimin e drejtësisë shqiptare, BE dhe SHBA kanë investuar rreth 200 milion euro, fonde të nxjerra nga taksapaguesit amerikan dhe europian.

Por a dëshiron politika shqiptare këtë reformë dhe sa e sinqertë ishte qevrisja e rilindjes e cila sapo erdhi në pushtet në vitin 2013, filloi dhënien e një sërë koncesionesh të fshehta në shëndetësi, të cilat kapën vlerën e rreth 460 milion eurove. Madje njëra prej kompanive që mori koncesionin e Veglave Kirurgjikale në Shqipëri, u reklamua si kompani italiane. Por kur u zbardh kontrata, kjo kompani i përkiste një shtetasi shqiptar me banim në Itali dhe që kishte një biznes ndërtimi me 1 punëtor të siguruar. Pikërisht ky person mori tenderin 110 mln. euro për pajisjen e të gjitha spitaleve në Shqipëri me vegla kirurgjikale. Dhe si ky koncesion janë pothuajse të gjitha koncesionet e tjera në formën e PPP, ku një drejtësi e pavarur do të ndëshkonte cilindo zyrtar, vendimarrës dhe hartues dokumentash. Kjo ishte arsyeja që Banka Botërore (BB),  Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe BE, i kërkuan qeverisë shqiptare të ndërpresë dhënien e PPP-ve të kërkuara nga kompanitë dhe individët, pasi po rrezikoheshin balancat financiare dhe konkurrenca e lirë.   Madje në shtator 2017, qeveria Rama, uli  me 40% fondet për institucionet e vettingut, duke siguruar që në krye, një fillim të ngadalshëm të zbatimit të reformës, edhe pse Reforma në Drejtësi u miratua me 100% të votave të Parlamentit shqiptar. Kjo reformë dhe projektligji për Vettingun në gjyqësor ishte monitoruar nga Komisioni i Venecias, e cila kërkonte që politika të mos ndërhyjë dhe të mos prish balancat, pasi çdo ndryshim do t’a bënte të pabesueshëm këtë reformë. Nga Venecia u kërkua që anëtarët që do përgatisnin Reformën në Drejtësi duhej të ishin të përjashtuar për 10 vjet nga postet që rridhnin nga kjo reformë. Koha tregojë se kjo reformë u keqpërdor për sulme personale, kapjen e institucioneve dhe mbushjen e tyre me njerëz që kishin një të kaluar të errët gjatë regjimit komunist dhe që kishin dënuar për agjitacion dhe propagandë qytetarë dhe intelektualë, apo ata që kërkuan rrëzimin e busteve të Enver Hoxhës dhe Josif Stalinit. Gjithashtu Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, e cila nga 22 nëntori 2007 deri në 21 nëntor 2012 mbante postin e Kryeprokurores ka qenë më e kritikuara në raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), ato të BE-së dhe Antimafias italiane. Dhe çuditërisht z.Ina Rama, përzgjidhet nga deputetët socialistë për të bërë vettingun e gjyqtarëve ?! Ndërkohë që ish-kryeprokurorja ishte propozuar po nga Partia Socialiste si gjyqtare në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, por që Strasburgu e refuzoi. E sikur të mos mjaftonte, vetëm Ina Rama në grupin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ( KPA), u rekrutua edhe Mimoza Tase,  një ish- mësuese e Marksizëm-Leninizmit të kohës së diktatorit Enver Hoxha dhe që u mundua t’a fshihte këtë fakt, dhe kur u bë publike diploma, deklaronte se jam krenare, pasi e kam mbaruar me rezultate të shkëlqyera degën për filozofinë Marksiste-Leniniste. Dhe meqenëse anëtarët e KPA duhej të kishin mbaruar për Drejtësi, ajo nxjerr një tjetër diplomë, ku deklaron zyrtarisht se e ka përfunduar me korespondencë gjatë kohës që ka qënë edukatore kopshti, çka tregon se i mungon profesionalizmi t’i bërë Vettingun një gjyqtari apo prokurori.

Por çuditë nuk përfundojnë këtu, pasi anëtarja e KPA, Mimoza Tase ka përfunduar studimet për drejtësi me korrespondencë me mesatare 5.9, kur Ligji për Vettingun i përgatitur dhe certifikuar nga Komisioni i Venecias dhe miratuar nga 140 deputetët ( 100%) e Parlamentit të Shqipërisë, kanë vënë një kriter ku mesatarja e juristit duhej të ishte mbi 8.5. Një tjetër kriter në Ligjin për Vettingun që i ndalonte shtetasve të ishin anëtarë të  KPA ( Komisioni i Posaçëm i Apelimit) kishte të bënte me mos angazhimin në politikën aktive të anëtarëve të KPA-së. Por faktet treguan se Sokol Çomo, një tjetër anëtar i KPA-së ka mbajtur funksionin e ZV/Ministrit të Drejtësisë i emëruar me Vendim të Këshillit të Ministrave të qeverisë socialiste në pushtet. Pra nga 7 anëtarë të KPA-së, 2 janë shkarkuar më vendim gjykate edhe pse kanë dhënë vendime, çka u reflektua edhe në vendimin e Gjykatës së Strasburgut  për gjyqtarin Cani, dhe vetëm 2 anëtarë rezultojnë të pastër në KPA. I dhamë këto shembuj për të treguar se kjo është arsyeja që duartrokitjet për historinë e suksesit me Reformën në Drejtësi po ia lënë vendin kritikave dhe skepticizmit. Institucionet  ndërkombëtare japin sinjalet e alarmit: “ Raporti i CIA-s, raporti i fundit i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin (UNODC), Qendra e Studimit të Demokracisë dhe Qeverisjes etj., kryqëzojnë hapur këtë refomë, duke nxjerrë në pah se; krimi i organizuar dhe korrupsioni, janë dy fusha ku Shqipëria shkëlqen. Në përgjithësi, deri më tani, reforma në drejtësi është dëmtuar dhe penguar nga çështjet financiare. Në shtator 2017, qeveria Rama  uli  me 40 për qind fondet për institucionet e vettingut, duke siguruar që në krye një fillim të ngadalshëm të zbatimit të reformës. Në ndihmë ka kontribuar gjithmonë fuqishëm BE. Reforma në Drejtësi merr pjesën e luanit nga marrëveshja IPA, 2018, prej 42 milionë euro, rreth  45%  të shumës totale prej 94 milionësh, që do të përdoren për “forcimin e pavarësisë, transparencës, përgjegjshmërisë dhe besimit të publikut në sistemin e drejtësisë shqiptare”. Sërish Bashkimi Evropian investoi 42 milionë euro në vitin 2019, duke pasuar me  57 milionë euro të tjera në vitin 2021-2025 si dhe 63 milionë euro fonde, parashikohet të përfitojë Shqipëria nga programi IPA III, për periudhën 2021-2024

Kompromisi vrastar për anëtarët e Vettingut, “rekrutimi” i Ina Ramës nga SHISH, bashkëjetesa me kriminalët dhe falsifikimi që i bëjnë lehtësisht të shantazhueshëm

Gazeta Telegraf e ka konsideruar dhe vlerësuar Reformën në Drejtësi si një e mirë e vonuar që do i shërbente jo vetëm qytetarëve, por edhe konsolidimit të shtetit të së drejtës. Por emërimi dhe promovimi në organet e vettingut ( KPA ) të  ish drejtuesve të institucioneve të vjetra, që mbajtën peng drejtësinë dhe u bënë palë me krimin, sikurse është edhe rasti i ish-Prokurores së Përgjithshme Ina Rama, ngre pikëpyetje dhe tregon se vendimarrja e saj  ka si qëllim spastrimin nga sistemit të ri të drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve që mund të hetonin dhe gjykonin aferat korruptive të qeverisë dhe bandave të krimit të organizuar. Mesa shikohet, ligjet mund të jenë hartuar në funksion të promovimit personal dhe jo interesit publik. Fakti i bërë publik nga shumë media online pak ditë më parë, duke ju referuar nxjerrjes së dokumentave nga hakerat e organizatës kriminale  Iraniane se : Anëtarja e “KPA” Ina Rama, e rekrutuatra e Shërbimit Informativ Shtetëror ?!  Ky është një superskandal dhe i takon Ina Ramës të sqarojë të vërtetën e lajmit dhe shkresat zyrtare të hakeruara nga organizata kriminale iraniane  “Homeland Justice”. Deri më tani ne mbetemi ende në faktet e publikuara nga hakerat që kanë hedhur në rrjetet sociale dokumenta nga institucioni i shërbimit inteligjente shqiptare, kjo e rrëzon përfundimisht jo vetëm Reformën në Drejtësi në Shqipëri, por të krijon hamëndësitë se kjo reformë është e kontrolluar nga shërbimet sekrete dhe janë ata që nëpërmjet shantazhimit emërojnë dhe shkarkojnë për llogari të qeverisë, gjyqtarët dhe prokurorët. Ndoshta Presidenti i Republikës,  Kuvendi i Shqipërisë nëpërmjet  Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Komisionit të Ligjeve dhe opozita duhet të ngrenë komision hetimor për të zbardhur të vërtetën, se përse emri i Ina Ramës, sipas referencës së  hakerave të terrorristëve iranian, figuron në listën e SHISH ?! Të zbardhet e vërteta se përse një ish-Prokurore e Përgjithshme dhe anëtare e KPA, rezulton në listat e bashkpunëtorëve të SHISH. A ka apo nuk ka dosje anëtarja e KPA-së Ina Rama ?! Kush e ka hapur këtë dosje dhe në cilën periudhë ? A është përdorur kjo dosje, nëse ekziston për shantazhim ndaj saj, si nga grupet kriminale, ashtu edhe ato qeveritare? Ja shkrimi i botuar nga mediat shqiptare menjëherë pas publikimit të emrit të Ina Ramës në listën e bashkpunëtorëve të SHISH , në https://in-front.org/skandal-antarja-e-kpa-ina-rama-dhe-antarja-e-kpk-firdes-shuli-te-rekrutuatra-e-sherbimit-informativ-shteteror/

Eduard Halimi, ish-anëtar i Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën në Drejtësi, ish-ministër i Drejtësisë dhe ish-Avokat i Shtetit:

Pesë anëtarë të organeve të Vettingut kanë falsifikuar dokumentat dhe kanë lidhje bashkëjetese me kriminelë. Kjo reformë prodhoi ato probleme që i kishim paralajmëruar së bashku me Venecian në paragrafin 98-100, dhe që përbën një shkelje të rëndë të nenit 6 të Konventës, pasi është trupë e formuar jo sipas ligjit. Është e paimagjinueshme se si mund të emërohen anëtarë vetting-u, juristë të cilët kanë falsifikuar prova, janë juristë me mesatare 5, kanë fshehur të dhënat, kanë falsifikuar diplomat e gjuhës së huaj, kanë fshehur prona, nuk kanë deklaruar pasuri, dhe kanë lidhje të afërta bashkëjetese me njerëz me rekorde të tmerrshme kriminale. E kam ngritur që në fillim se kandidatët nuk kanë integritet, dhe se pa u bërë Vetting-u i anëtarëve të KPA dhe KPK, ata nuk mund të Vetting-onin të tjerët. U refuzua me arrogancë, dhe u bë kompromis vrastar për reformën. Ata janë lehtësisht të shantazhueshëm.

Artikulli i in-front.org:

In-front.org / Skandal: Anëtarja e “KPA” Ina Rama e rekrutuatra e Shërbimit Informativ Shtetëror!?

Skandalet nuk kanë fund në Shqipëri, hakerat iranianë kanë publikuar mbrëmjen e së mërkurës të tjera të dhëna të marra në sistemet shqiptare. Në faqen e tyre në Telegram, “Homeland Justice” apo “Drejtësia e Atdheut”  ata kanë publikuar një listë të gjatë me të gjitha të dhënat e punonjësve të Shërbimit Informativ Shqiptar. Pjesë e të dhënave janë emrat, funksioni që kryejnë, email-et dhe numrat e telefonit të pjesës më të madhe të këtyre punonjësve. Për herë të parë dalin edhe emrat e punonjësve të SHISH që punojnë në drejtorinë e kundërzbulimit. Ata japin edhe një mesazh për qeverinë shqiptare me publikimin e kësaj liste.“Krenarë që strehoni terroristët? Gjithashtu krenar për të mirëpritur pasojat që bëjnë njerëzit tuaj të vuajnë. Huh?” – thuhet në mesazh. Pak ditë më parë ata publikuan edhe të dhënat e vetë kreut të SHISH, Helidon Bendo dhe familjarëve të tij. Aty dolën të gjitha të dhënat personale të Bendos. U publikuan numrat e telefonit, adresa e saktë, makinat që ka në zotërim ai dhe bashkëshortja e tij. Janë publikuar numri i kartës së identitetit dhe të gjitha numrat e pasaportave që zotëron (të zakonshme apo diplomatike). Janë të publikuara të gjitha hyrjet dhe daljet e kreut të SHISH nga territori shqiptar. Por ajo që bije më shumë në sy është fakti se pjesë e punonjësve të SHISH është dhe Ina Rama, e cila ka pasur detyrën e Prokurores së Përgjithshme dhe aktualisht është  anëtare e “KPA”, njëkohësisht  punonjëse e SHISH është dhe F.Zh anëtare  e KPK, në listën e punonjësve të SHISH, është dhe avokati R. B.
https://in-front.org/skandal-antarja-e-kpa-ina-rama-dhe-antarja-e-kpk-firdes-shuli-te-rekrutuatra-e-sherbimit-informativ-shteteror/

Vettingu, funerali i Drejtësisë dhe ombrella e korrupsionit në Shqipëri

Av.Zaçe Islami

Drejtësia e re sipas sondazheve ka humbur besimin e qytetarëve shqiptar, por është konsideruar edhe si dështim nga një pjesë e  eurodeputetëve dhe figurave në SHBA

Në Shqipëri u propagandua shumë nga ndërkombëtarët, BE dhe SHBA se do të bëjmë Reformën në Drejtësi. Unë kam fatin e mirë dhe e kam  deklaruar që në 2015 kur kam qenë i ftuar në disa media dhe kam thënë që nuk do bëhet Reformë në Drejtësi, pasi kemi një platformë komuniste dhe internacionalja komuniste është e instaluar tek “Reforma në Drejtësi” me të gjitha atributet.  Pse e kam thënë do të thoni ju?  Sepse kur u mblodhën për të egzekutuar një prostitutë, Maria Magdalenën  në kohën e Krishtit, vajti midis të tjerëve dhe Krishti, i cili tha kështu: Gurin e parë do t’a hedh ai që s’ka bërë asnjë mëkat! Këto janë të gjithë të molepsur, janë që të gjithë komunistë, të zgjedhur në mënyrën më selektive të mundshme, të gjithë shërbëtorë të Partisë Komuniste të punës.

Kjo është arsyeja që shumica e atyre që hartuan Reformën në Drejtësi u pozicionuan në nivelet më të larta të organeve të reja të drejtësisë ?

Kjo u bë identike, 100% e njëllojtë me emërimet e Bedri Spahiut, e të gjithë atyre gjyqtarëve dhe prokurorëve që emëroi diktaori Hoxha në 1945-1946” dhe i bënë atë gjëmë drejtësisë shqiptare dhe popullit  shqiptarë, duke ekzekutuar të gjithë intelektualët që kishin mbaruar në Perëndim. Egzaktësisht edhe tek në kështu u bë.

KPA është konsideruar aneks i Gjykatës Kushtetuese. Por në KPA emri i Ina Ramës doli në listat e hakerave, ku dyshohet me dosje tek shërbimet inteligjente ?

Edhe njëherë, këtu kanë vendosur ndërkombëtarët e Tiranës, ata i kanë  përcaktuar dhe vendosur gjyqtarët. Na kanë nxirë jetën, se kanë 9 vjet që thonë, reforma,reforma, por kanë bërë ‘një vërr në ujë’. Përkundrazi e kanë “Varrosur Drejtësinë”, këtë po e theksojë me të madhe. E ashtuquajtura Reformë nuk ishte gjë tjerët veçse “Funeralii Drejtësisë” në Shqipëri.

Ndërkombëtarët pranë vettingut heshtin. Një pjesë u përfolën për orgji dhe të tjerët meren me dhurata dhe politikë, ndërkohë që duhej të ishin avokatë të së vërtetës ?

Ndërkombëtarët nuk janë gjë tjetër veçse janë ombrella e korrupsionit në Shqipëri, janë garancia e korrupsionit. Këta nuk bëjnë drejtësi, këta bëjnë terror falë pushtetit.Vrasin nëpërmjet ligjit që kanë bërë vetë. Kur drejtësia ka vdekur, nuk ka më demokraci dhe liri. E thënë më thjesht po  fole, të merrin të rrasin brenda dhe nuk të jep askush  llogari. Ja kjo është demokracia komuniste. Ka edhe probleme të tjera, që thonë “gojët e liga” për shumat e paguara. Me fakte në kohën e duhur do t’i bëjmë publike për mediat.

Fatkeqësi kombëtare deri në mallkim: A është vendosur Ina Rama në KPA, për të marrë vendime nën shantazhin e dossjeve?!

Av.Kujtim Cakrani

Pra disa ditësh në Kuvendin e Shqipërisë kaluan ndryshimet në ligjin për hapjen e dosjeve. Por nga publikimet e hakerave terrorist iranian, ka dalë edhe emri i anëtares së KPA, Ina Rama?

Nga zhvillimet e fundit kanë dalë në dritë shumë fakte nga ku personazhe të institucioneve të drejtësisë kanë dalë se janë ish-informator apo spiunë të sigurimit shtetit. E turpshme, e patolerueshme që në postet drejtuese të drejtësisë gjoja të re të ketë ish spiunë apo informatorë të regjimit komunistë.

Pyetja është? Kur këta kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e drejtësisë së re, a kanë marrë çertifikatën e pastërtisë nga Autoriteti?

Kjo hap shumë dyshime? Ose këta individë i kanë emëruar aty për t’i kontrolluar dhe në këtë rast është shpërdoruar detyra, ose i kan ditur që kanë patur probleme dhe i kanë vendosur aty dhe i shantazhojnë? Një mendjehollë do besoj këtë të dytën sepse po të shohim institucionet e Vetingut, ata kanë larguar edhe gjyqtarë edhe prokurorë për gjueti shtrigash. Kanë mbajtur në sistem edhe gjyqtar edhe prokuror për qoka politike klanore etj. Pra pas 30 vjetësh demokraci shoqëria shqiptare nuk arriti të pastroj institucionet nga ish spiunët e sigurimit shtetit. Fatkeqësi kombëtare deri në mallkim.