Ilir Meta: Gëzuar Ditën e Alfabetit të gjuhës sonë të bukur, nderim dhe mirënjohje Rilindasve të vërtetë

Gëzuar Ditën e Alfabetit të gjuhës sonë të bukur, të shkruar me gërma gjaku dhe sakrifica nga patriotët e kombit.
Nderim dhe mirënjohje Rilindasve të vërtetë, të cilët në Kongresin e Manastirit, vendosën gurin themeltar të bashkimit tonë kulturor duke njëhsuar Alfabetin shqip dhe duke hapur rrugën drejt Pavarësisë.
Gjuha është themeli i çdo kombi, ndaj mbrojtja dhe kultivimi i saj është mbrojtje e vetë identitetit tonë kombëtar.
Lavdi të përjetshme Kongresit të Manastirit që i dha jetë Alfabetit tonë dhe përjetësoi gjuhën shqipe.
Sigal