Ikja masive e shqiptarëve

624
Ikja masive e shqiptarëve/Nëse bëhet Census sot, Shqipëria rezulton me 2.4 milionë banorë

FAKTI/45% e të mbeturve në Shqipëri, janë me moshë mesatare 50 vjeç, ka 1 milionë të papunë, 600 mijë pensionistë, 200 mijë invalidë, 110 mijë familje me ndihmë ekonomike
Nëse aktualisht, në Shqipëri do të organizohet një Census tjetër për numërimin e popullsisë faktike që është brenda vendit, shifra e do të ndryshoj me ulje të numrit të banorëve. Shkak është emigrimi i shqiptarëve, sidomos i moshave të reja jashtë vendit, duke synuar vendet e zhvilluara të BE dhe të SHBA e deri në Australi. Mund të duket çudi kjo që themi, por studiuesit e sektorit demografik, po rrëzojnë demagogjinë qeveritare, që mohon largimin e shqiptarëve, duke publikuar shifra të tjera, që tregojnë se popullsia e vendit tonë, përveçse po plaket edhe po ikën pa kthim! Prova e ikjes masive të shqiptarëve është aplikimi popullor për Lotarinë Amerikane e cila këtë vit, ka tërhequr afro 500 mijë persona, ose dyfishin e numrit të aplikuesve të vitit të kaluar. Sa shqiptarë, kanë mbetur aktualisht, brenda Shqipërisë? nëse bëjmë një krahasim me Censusin e zhvilluar, rezulton se numri I popullsisë gjendje në Shqipëri është ulur me mbi 400 mijë persona, duke zbritur numrin total në 2.4 milionë banorë! Kujtojmë, që Instituti i Statistikave, kur publikoi rezultatet e Censusit 2011, evidentoi faktin, që numri I popullsisë shqiptare ishte zvogëluar me 8%, në raport me të dhënat e Censusit të vitit 2001. Bazuar në projeksionet e popullsisë në vitin 2027, rritja natyrore mund të bëhet negative, pra numri i vdekjeve do të tejkalojë atë të lindjeve, por problemi më I madh është emigrimi pa kthim, sidomos I moshave të reja, pa përmendur familjet që ikin me fëmijë të mitur të moshave 1-14 vjeç! Pas 7 vitesh, konkretisht në 2024, parashikohet që prurjet e grupmoshës 15-19 vjeç në tregun e punës, të jenë më të vogla se sa daljet e grupmoshës 65-69 vjeç. Po përse ikin shqiptarët? Për luks, apo për mbijetesë? për karrierë e pasuri, apo për të ardhmen e fëmijëve që në Shqipëri u mungon? Në pamundësi për të gjetur burime jetese, shqiptarët po i drejtohen emigrimit ekonomik. për ata që kanë fëmijë të moshave 15-18 vjeç, kjo ikje është një emergjencë, mbasi prindërit duan të shpëtojnë fëmijët nga përfshirja në botën e krimit, për shkak të varfërisë në familje dhe mungesës së perspektivës për të armen. papunësia është prezent dhe po thellohet, për shkak të mbylljes së bizneseve ekzistuese dhe, largimit të investitorëve të huaj, falimentit të bizneseve e të mëdha vendase dhe frikës së bizneseve të huaja, për të investuar në Shqipëri. Shteti, ato vende pune që ka në administratë i jep për familjarët e shtetarëve dhe politikanëve, krushqive, shokëve e miqve, duke bërë rotacion zëvendësimesh në çdo 4 e 8 vite, me po të njëjta lista të punësuarish. madje, aq i mbyllur është “rrethi” i punësimeve në administratën publike, sa edhe ata që dalin në pension, zëvendësohen nga familjarët e tyre, me trashëgim vendi pune e postesh! Janë mijëra specialistë me arsim të larët, të cilët konkurrojnë për vende pune dhe nuk shpallen fitues jo se nuk janë të aftë, por sepse nuk janë pjesë e rrjetës nepotike! Përse duhet të qëndrojnë në Shqipëri? Janë mijëra biznese të vogla me të cilat ushqehen afro 290 mijë familje me afr0 700 mijë individë, të cilave po u caktohet taksa 20% TVSH, gjë e cila i falimenton, duke u hequr bukën e përditshme! Përse duhet të qëndrojnë shqiptarët, kur u grabiten pronat, banesat, llogaritë bankare, pagat, makinat?! Përse të mos ikin shqiptarët, kur çdo javë u shtohet nga një taksë, u rritet nga 1 çmim ushqimesh, energjie, uji, pastrimi, gjelbërimi (pa gjelbërim) transporti, ilaçesh e deri librash shkollorë! 
Të dhëna nga Censusi 2011
1. Madhësia mesatare e Njësisë Ekonomike Familjare është zvogëluar deri në 3.9 anëtarë nga 4.2 që ishte në vitin 2001.
2. Punësimi vulnerabël në vitin 2011 përbën 41.2% të punësimit gjithsej.
3. Nga 2.221.572 vend-banues të zakonshëm, të moshës 15 vjeç e lartë, 667.950 ishin të punësuar, 280.305 ishin punë-kërkues të papunë dhe 1.263.317 ishin ekonomikisht jo aktive. 
4. Në në prill të vitit 2001, nga 2.170.437 vendbanues të zakonshëm, nga mosha 15 vjeç e lart, 1.041.775 ishin të punësuar, 305.506 ishin të papunë, dhe 823.156 ishin ekonomikisht jo aktivë.
5. Sipas të dhënave të punësimit nga censuset 2001 dhe 2011, shkalla e papunësisë në vend nga 22,7% që ishte në vitin 2001 shkoi në 29,3%në 2011.
6. Shkalla e papunësisë për meshkujt ishte 28.0%, ndërsa për femrat ishte 31,4%.
7. Shkalla e papunësisë së të rinjve (15-24 vjeç) në Censusin e vitit 2001 ishte 35,5% dhe ne Censusin e vitit 2011 ishte 52,9%.
8. Sipas të dhënave të Censusit 2011, bujqësia angazhon rreth 26%të të gjithë të punësuarve, ndërsa në Censusin e vitit 2001 kjo e dhënë ishte 50 %.
9. Sipas të dhënave të Censusit 2011, sektori i shërbimeve angazhon rreth 50% të të gjithë të punësuarve ndërsa në Censusin e vitit 2001 kjo e dhënë ishte rreth 36%.
10. Sipas të dhënave të Censusit 2011, të ndara sipas gjinisë, rreth 24%e femrave janë të angazhuara në aktivitetin bujqësor dhe 58%në aktivitetin e shërbimeve. Ndërsa nga të dhënat e Censusit 2001, rezultonte se 54%e femrave ishin të angazhuara në bujqësi dhe 35 % në aktivitetin e shërbimeve.
11. Sipas të dhënave të Censusit 2011, vëtm 0,9% e femrave janë të angazhuara në aktivitetin e ndërtimit ndërsa në vitin 2001 femrat e angazhuara në këtë aktivitet ishin 4,2%.
74.1%e të punësuarve, banues të zakonshëm në Shqipëri, punojnë në një vend fiks pune larg shtëpisë, 11,9% nuk kanë një vend fiks pune, 13% punojnë kryesisht në shtëpi, dhe 1% punojnë jashtë kufijve të vendit (6.546 persona).
Sipas “letrave” të INSTAT
Popullsia e Shqipërisë në 1 Janar 2017, rezultoi 2.88 milionë, duke pësuar rritje për herë të parë që nga viti 2001. Krahasuar me një vit më parë popullsia u rrit me 1 mijë banorë. Në 1 Janar 2017, popullsia banuese e Shqipërisë përllogaritet 2.876.591 banorë, krahasuar me 2.875.592 që ishte në 1 Janar 2016. Gjatë vitit 2016, kanë lindur rreth 32 mijë foshnje, ndërsa kanë vdekur rreth 21 mijë persona. Shtesa natyrore e popullsisë ishte pozitive me rreth 11 mijë persona. Nga ana tjetër, migracioni neto ka pësuar një rritje në krahasim me vitin e mëparshëm edhe pse vazhdon të mbetet negativ. Për herë të parë pas vitit 2001, shtesa natyrore tejkaloi migracionin neto, duke rezultuar në një rritje të lehtë të numrit të popullsisë banuese në 1 Janar 2017.
Sigal