”Ikja e të rinjve jo fundi i botës”/ Kryetarja e LSI Durrës, Kuçi: Më 25 prill do të largojmë autorin e shpopullimit

166
Sigal

Deklarta e kryeministrit Edi Rama se ikja e të rinjve nuk është fundi i botës, për kryetaren e LSI-së Durrës, Kontjana Kuçi është një tragjedi kombëtare. Përmes një postimi në facebook, ajo thotë se gjatë 8 viteve të qeverisjes së Ramës, nga vendi janë larguar 600 mijë shqiptarë. Ndaj dhe thirrja e saj është që më 25 prill, të largojmë autorin e shpopullimit.

Postimi i plotë

Largimi i të rinjve shqiptarë është tragjedi kombëtare ndërsa për kryeoligarkun pa zemër për popullin e tij nuk është fundi i botës.

Brenda 8 viteve të qeverisjes së “Rilindjes” janë larguar 600 mijë shqiptarë, pjesa më e madhe të rinj. 80% e të rinjve në vend duan të largohen.

25 prilli është dita qo do largojmë këtë të keqe të madhe, autorin e shpopullimit.

Të gjithë së bashku, të rinj e të reja, familje të thjeshta, të shporrim këtë gaztor e ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë tonë.

Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa.