Dalin detaje të reja nga vrasja e çiftit shqiptar në Itali

162
Sigal

Dalin të tjera detaje për vrasjen e çiftit shqiptar Teuta dhe Shpëtim Pasho në Itali. Zbulimi i disa gjurmëve gjenetike mund të çojnë tek zbardhja e ngjarjes.

Mediat italiane raportojnë se në lavamanin e kuzhinës në apartamentin në Fontana, që nusja e çiftit Pasho mori me qera, janë gjetur gjurmë gjaku që mund të kenë ardhur pas larjes së thikës, që mund të jetë përdoruar për vrasjen e tyre.

Seanca e së hënës mund të shtyhet pasi njoftimi se djali i çiftit Pasho Taulant Pasho, i dyshuar edhe si i përfshirë në krim gjendet i burgosur në Zvicër dhe nuk është kthyer ende.

Elona Kaleshi, e cila është ish e dashura e Taulant Pashos ndodhet pas hekurave e dyshuar për akuzat e vrasjes, masakrimit dhe fshehjes së trupave të çiftit Pasho.

Sipas hetuesve me 2 nëntor të vitit 2015 e cila mendohet të jetë edhe dita e vrasjes së çiftit Pasho, Elona Kaleshi priti prindërit e të dashurit të saj që kishin ardhur nga Shqipëria për të takuar djalin e tyre i cili do të lirohej pas 4 vitesh nga burgu pas dënimit për trafik droge.

Nën hetim nga autoritet italiane janë vënë edhe Taulant Pasho, djali i çiftit dhe Denis Kaleshin, vëllai i 36-vjeçares Elona Kaleshi.