Ikin reshjet e shiut, riktheht moti me diell

183
Sigal

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti do të jetë i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare.

Vranësirat do të jenë më tepër të përqendruara në relievet malore si dhe zonën e veriperëndimit.

Do ketë prezencë mjegull / mjegullinë në orët e para të mëngjesit përgjatë zonave luginore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi 1-7 m/s, hera-herës përgjatë vijës bregdetare deri në 10 m/sek.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0-1 me lartësi vale 0.2-0.7 m.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 7/14 re diell

Kukës 2/13 diell re

Lezhë 6/16 re diell

Dibër 0/11 diell re

Durrës 7/18 diell pak re

Tiranë 7/19 diell pak re

Elbasan 5/19 diell re

Berat 4/20 diell pak re

Vlorë 5/19 diell pak re

Korçë 1/13 diell re

Gjirokastër 2/17 diell pak re

Sarandë 5/18 diell pak re.