”Ik të keqen vëllai, se do të tërheqim zvarrë”, protestuesit ja hedhin valles në rrugë (Video pikante)

530
Sigal

Mijëra qytetarë janë nisur sot nga shumë qytete të vendit drejt Tiranës për protestën e opozitës që do të mbahet në orën 19:00 përpara kryeministrisë.

Në mesin e atyre që janë nisur drejt Tiranës janë dhe një grup qytetarës nga Malësia e Madhe, të cilët kanëe postuar dhe një video, teksa shihet se kanë bllokuar rrugën, dhe kërcejnë jashtë makinave.

“Mbi 1000 Malesore drejt Tiranes ,ne betejen pa kthim deri ne fitore ! Rama ik eshte lajtmotivi i M-Madhe dhe gjithe Shqiperise ! Ik se do te zvarritim “ He te keqen vellai “ beji nder vetes”, shkruan simpatizanti që ka publikuar videon.

Partia Demokratike deklaron se rreth 70 mijë protestues kanë mbërritur ose janë duke ardhur nga i gjithë vendi drejt Tiranës, për protestën e 8 kombëtare të opozitës që do të mbahet përpara kryeministrisë, duke nisur që nga ora 19:00.

Parashikimet për pjesëmarrjen në protestë janë disi më të larta se ajo e protestes se fundit, ku llogariteshin rreth 62 mijë protestues nga rrethet, pa llogaritur qytetarët e qarkut të Tiranës, të cilët, sipas strukturave organizative të Partisë Demokratike, janë zemra e protestës. Njësoj si që nga 16 Shkurti, kërkesa kyçe e protestave të opozitës është largimi i kryeministrit Rama dhe hapja e rrugës për një qeveri tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Këtë herë një pjesëmarrje shumë më e lartë pritet nga 4 qarqet e veriut. Sipas përllogaritjeve të përafërta, nga Shkodra, Lezha, Dibra dhe Kukësi pritet të vijnë për të protestuar në Tiranë rreth 26 mijë protestues. Nga Kukësi raportohen 4500 protestues që janë nisur me autobusë dhe mjete private, nga Shkodra raportohen 9900 protestues, nga Dibra 3900 protestues kurse nga Lezha 7700. Në shifrat e raportimeve nuk përfshihen protestues të cilët udhëtojnë në mënyrë private.

Edhe nga 4 qarqet e jugut, pjesëmarrja e qytetarëve në protestë pritet të jetë më e lartë sesa ajo e të dielës së shkuar. Nga Vlora raportohet se do nisen për Tiranë 5500 protestues, nga Fieri priten edhe më shumë protestues, rreth 5800, meqenëse rajoni bujqësor i Fierit ka qenë edhe më i godituri nga kriza ekonomike. Nga Gjirokastra pritet të vijnë rreth 2700 protestues, kurse nga Berati rreth 3300 qytetarë. Nga të 4 qarqet e Jugut, në protestën e sotme të kryeqytetit pritet të marrin pjesë mbi 18 mijë qytetarë, meqenëse shifrave të mësipërme, pritet t’u shtohen edhe protestues të tjerë, të cilët do vijnë për të protestuar në Tiranë jo në mënyrë të organizuar, por në mënyrë private.