Identifikohet i vrari te “Kodra e Diellit” në Tiranë, u qëllua me armë zjarri

85
Sigal

Identifikohet personi që mbeti i vrarë te “Kodra e Diellit” në Tiranë

Mësohet se ka humbur jetën shtetasi B.S., 39 vjeç, nga Lezha.

Viktima është qëlluar me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së kësaj të diele.

Rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta, ndërsa burime paraprake bëjnë me dije se 39-vjeçari është dërguar i pajetë në spital.

Autorët e krimit mbeten të paidentifikuar, ndërsa nuk bëhen të ditura as motivet e kësaj ngjarje.

Policia ka gjetur gëzhoja në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Tiranë/Informacion parapak

Më datë 30.10.2022, te Kodra e Diellit, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri shtetasi B. S., rreth 39 vjeç, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Janë shoqëruar disa personanë Polici.

Në Qafë Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash, është gjetur duke u djegur, një automjet. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve.