I shkuan në banesë 65-vjeçarit dhe e dhunuan, shpallen në kërkim babë e bir

Vlorë

NOA

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit R. Ll., 67 vjeç dhe A. Ll., 29 vjeç, babë e bir, banues në fshatin Treblov, pasi më datë 22.12.2025, në fshatin Treblov, kanë shkuar në banesën e shtetasit K. Ll., 65 vjeç dhe kanë ushtruar dhunë fizike dhe me sende të forta ndaj tij.

Punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.