I shkatërrojnë biznesin vetëm nga faqja on line, ja si hakmerret pronari i hotelit

524
Pronari i një hoteli në Tiranë, një shtetas 59 vjeçar i është drejtuar policisë së Tiranës për të denoncuar ‘hajdutët’ që i kanë ndërhyrë në faqen e internetit që disponon për biznesin e tij.
Ai ka kallëzuar në policinë e Tiranës se persona të paidentifikuar duke i ndërhyrë në faqen e internetit të hotelit në administrimin e familjes së tij, kanë kryer prenotime fiktive për një periudhë 2 mujore, duke i shkaktuar një dëm ekonomik.
Policia, konkretisht sektori për hetimin e krimeve kompjuterike bën me dije se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërkohë Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Nenet 143/b e 186/a të Kodit Penal.
Sigal