Sigal

Një person i moshës 57-vjeçare i ka vënë flakën vetes në banesën e tij një ditë më parë.

Mësohet se i identifikuari si Ferdinand Tafa vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Po atë ditë ai kishte qenë për darkë nga motra e vet. Nga veprimet e kryera dyshohet se gjatë natës Tafa ka shkaktuar aksidentalisht një vatër zjarri në rrobat e gjumit, dhe si pasojë e asfiksisë nga tymi i shkaktuar në dhomë, ka gjetur vdekjen.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Parë Elbasan, për vlerësim.