I moshuari përplaset nga një automjet në qendër të Tiranës, policia shoqëron drejtuesin e mjetit

23
Sigal

Një i moshuar është përplasur nga një automjet në afërsi të Muzeut Kombëtar në Tiranë. Policia sqaroi se 70-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 29.12.2023, në afërsi të Muzeut, shtetasi Ç. N., duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin P. B., 70 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.  Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, sqaroi policia.