I mori me dhunë nga qafa varësen e floririt, një gruaje, arrestohet ‘skifteri’ në Kamëz

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor i koduar “Bulevardi”.

I mori me dhunë varësen e floririt, një shtetaseje, në rrugë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 36-vjeçari.

NOA

I arrestuari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, dje, pas marrjes së njoftimit se një shtetaseje i kishin vjedhur me dhunë varësen, në bulevardin “Nënë Tereza”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bulevardi”, për identifikimin dhe kapjen e autorit.