I mori 50 mijë lekë të riut duke i premtuar patentë pa përfunduar praktikën, pranga 56-vjeçarit në Dibër

96
Sigal

Një 56-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se i ka premtuar marrjen e patentës një shtetasi, pa përfunduar praktikën.

Burime zyrtare nga policia e Dibrës bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi Avni Daci.

NJOFTIMI I POLICISË

I mori 50 000 lekë të rinj një shtetasi, duke i premtuar se do ta pajiste me leje drejtimi për automjet, pa përfunduar praktikën, kapet dhe vihet në 56-vjeçari.

Nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit A. D., 56 vjeç, banues në Bulqizë.

Ky shtetas dyshohet se i ka marrë shumën 50 000 lekë të rinj, shtetasit J. M., 32 vjeç, me premtimin se do ta regjistronte ne autoshkollën e shokut të tij dhe do ta pajiste me lejen e drejtimit, pa përfunduar praktikën që parashikohet ligjërisht.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.