Ngjarja me dy viktima në Kavajë, banori: Jemi në Shqipëri nuk na bën përshtypje gjë

102
Sigal

Armand Gosa dhe Sali Rexha mbetën të vrarë ditën e djeshme në Kavajë pas një konfliktit që kishte nisur tre ditë më parë.

Ata u takuan për t’u sqaruar, por fillimisht nisi konflikti verbal që më pas çoi në përdorimin e armës dhe thikës.

Pasi kanë ecur për disa hapa në zonën e kryqëzimit të valutave, Gosa ka qëlluar me thikë Rexhën dhe ky i fundit e ka qëlluar me armë e për pasojë të dy kanë mbetur të vdekur.

Ndërkohë ditën e sotme kanë folur banorët e zonës ku janë shprehur se nuk çuditen me ngjarjet që ndodhin në Shqipëri

“Jemi në Shqipëri nuk na bënë përshtypje gjë. Kavaja ka qenë vend i qetë. Me këtë shtet që kemi ne çfarë nuk ndodh. Kur e dëgjova ngjarjen mu duk diçka e pazakontë.”– tha ai.

Armand Gosa njihej si një konsumues i alkoolit dhe  ka pasur edhe më parë konflikte me persona të tjerë.

Armand Gosa dhe Sali Rexha i kanë ndërruar emrat në gjendjen civile, pasi i kishin Edmond dhe Altin.