I morën makinën për të marrë peng Prengën, ja kush është këngëtarja

614
Sigal

Për pengmarrjen e Jan Prengës në 17 janar të këtij viti u përdor një makinë ”Range Rover” e bardhë, e cila ishte vjedhur më datë 26 nëntor dhe i përkiste një këngëtareje. Sipas ”ABC News”, makina i përkiste këngëtares së tallavasë me iniciale K.R, e cila kishte denoncuar humbjen që të nesërmen. Pengmarrja e Prengës ndodhi mesditën e datës 17 janar pas prishjes së pazareve të drogës. Policia zbuloi më pas se ai ishte rrahur dhe goditur në makinë duke humbur jetën teksa dërgohej në kompleksin “Golden”, ku edhe do të mbahej peng deri në dorëzimin e drogës së marrë nga vëllai i tij në Angli. Deri më tani, për këtë ngjarje janë arrestuar pesë persona, për të cilët gjykata dha masën e sigurisë “arrest me burg” një ditë më parë./ABC News