I dënuar për grabitje/ Ndërron jetë i burgosuri në Shënkoll, arsyeja mbetet mister

177
Sigal

Ndërron jetë një tjetër i burgosur në burgun e Shënkollit në Lezhë këtë të premte.

Bëhet fjalë për shtetasin Gëzim Qepa, lindur dhe banues në Berat.

Mësohet se ai kishte mbërritur në burgun e Shënkollit në datën 27.11.2021 me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Ai ishte gjithashtu me masë mjekësore “Mjekim i detyruar”, pasi ishte i sëmurë. Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së tij.

Kujtojmë që një ditë më parë një tjetër i burgosur në Shënkoll humbi jetën.