I besoi Google Maps-it, bllokohet rruga e Arbrit, trajleri me targa turke ngec në bajpasin e Murrizit

26
Sigal

Një trajler me targa të Turqisë ka bllokuar bajpasin e Murrizit në fshatin Bastar të Tiranës.

Trajleri ka ngecur pikërisht në kthesën e rrezikshme rreth 2 kilometra nga Qafa e Murrizit.

Sipas drejtuesve të automjeteve që kanë mbetur të bllokuar, drejtuesi i trajlerit ka deklaruar se ishte nisur drejt Maqedonisë së Veriut dhe për këtë ka përdorur Google Maps e cila e ka sugjeruar të përdorë rrugën e Arbrit.

Të bllokuar kanë mbetur dhjetëra automjete që lëvizin drejt Tiranës apo Qarkut Dibër.