Hodhi në erë hotelin në Sarandë, arrestohet autori, djali i një prej bashkëpronarëve

Arrestohet autori i hedhjes në erë me tritol të hotel “Bizantit” në Sarandë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e djeshëm në bulevardin e qytetit, teksa nga shpërthimi i fuqishëm u dëmtuan dhe 30 objekte pranë hotelit. Autori i dyshuar sipas policisë është Sotir Çabiri, djali i një prej bashkëpronarëve.

Palët ishin në proces gjyqësor prej disa vitesh, për ndarjen e pronësisë mbi këtë hotel.

Sigal

Sipas policisë, pas ngjarjes së ndodhur mëngjesin e djeshëm, në Sarandë, u ngrit një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga specialistët dhe ekspertët më të mirë të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, DVP Vlorë dhe Komisariatit të Policisë Sarandë, dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, vijuan veprimet për zbardhjen e ngjarjes.

Falë hetimeve të shpejta dhe profesionale, të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, për rreth 12 orë, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe ndalimi i autorit të dyshuar, shtetasit: