Hiqen vizat me 5 shtete/ Operatorët turistikë: Presim turistë nga vendet e largëta

16
Sigal

Shqipëria synon të tërheqë turistë nga e gjithë bota. Së fundmi, me vendim të këshillit të ministrave janë hequr vizat me pesë shtete, Arabinë Saudite, Katarin, Omanin, Bahrejnin dhe Tajladën. Banorët e këtyre vendeve mund të vijnë në vendin tonë me pasaportë deri në 31 dhjetor të këtij viti. Vendimi ka hyrë në fuqi në 6 mars. Për operatorët turistikë ky është një lajm i mirë, pasi Shqipëria nuk ka një trend pozitiv të turistëve me këto vende dhe tashmë mund të prezantojnë ofertat e tyre turistike edhe me këto shtete.

“Sa më shumë të hiqen viza një mundësi e mirë. Pavarësisht se Shqipëria me këto 5 vende nuk ka ndonjë histori. Por Shqipëria ka nevojë qe të shtyhet sezoni. Pra duhen hequr vizat edhe për pjesën tjetër të vitit nga dhjetori në prill. Ne presim një vit shumë të mbarë.”, tha përfaqësuesi i një agjencie. Së shpejti pritet të nisin edhe linjat ajrore direkte nga Tirana me këto shtete, duke rritur mundësinë që më shumë vizitorë të zgjedhin Shqipërinë nga këto vende të largëta.

“Do ndikojë marketingu që do bëjnë operatorët brenda këtyre vendeve për Shqipërinë. Sipas informacioneve që kemi do ketë edhe linja ajrore direkte që nisin në maj. Tajlanda diçka e re për Shqipërinë. Kemi pasur vizitorë sporadikë nga Tajlanda, jo me grupe masive.”, tha ai. Megjithëse një mundësi e mirë për të tërhequr sa më shumë turistë, për operatorët turistikë sfidë këtë vit është thithja e turistëve cilësorë. Vendime të ngjashme Shqipëria ka marrë edhe vitet e kaluara, me qëllim rritjen e numrit të turistëve ne vend. Shqipëria e mbylli vitin 2023 me 10 milion turistë, ndërsa objektivi është që rekordi të thyhet këtë vit me mbi 13 milionë.