Hidhet nga kati i gjashtë i pallatit, humb jetën 40-vjeçarja. Dyshimet e policisë për ngjarjen

183
Sigal

Një 40-vjeçare i ka dhënë fund jetës pasi është hedhur nga kati i 6 i pallatit.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në afërsi të Casa Italia. Nuk dihen rrethanat si ka ndodhur ngjarja, policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur shkaqet që çuan 40-vjeçaren në vetëflijim.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.04.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në afërsi të “Casa Italia”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, shtetasja A. E., 40 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.