“Hëngshi kokat e njëri-tjetrit”, ironia e gazetarit për Ramën pas masakrës së Velipojës

194
Sigal

Sikur të mos kishte ndodhur asgjë, Edi Rama mëngjesin e sotëm postoi një fotografi nga Velipoja, duke uruar mirëmëngjesi shqiptarëve.

Por në të njëjtin vend, veç pak orë më parë ishin vrarë 4 njerëz pas një sherri për shezllonët, që duhej ti ndante qeveria e tij.

Pas një lumi reagimesh, Rama u detyruar ta fshijë fotografinë dhe mesazhin, po ai nuk kishte shpëtuar pa u fiksuar nga qytetarët.

Gazetari dhe analisti, Enton Abilekaj ka komentuar postimin e Ramës.

Sipas tij, shezllonet e publikuar nga Rama janë harta e vendit të krimit.

‘Kjo është harta e vendit të krimit. Shezlongët në foto i kanë zënë miqtë e autorit.

Për ato majtas dhe djathtas ‘kokat hëngshin’, shkruan Abilekaj në rrjetin social.