Helmimi i turistëve polakë, reagon policia: Numri arrin në 41 persona! Ja çfarë dyshohet

38
Sigal

Policia e Vlorës ka reaguar në lidhje me helmimin e turistëve polakë, ku raportohej në 20 numri.

Mësohet se në spital janë paraqitur 41 turistë polakë me simptoma helmimi, pasi ditën e sotme kanë qenë me guidë në një anije turistike në ishullin e Sazanit.

Ndërkohë në lidhje me rastin policia dhe AKU ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Rreth orës 20:10, në spitalin e Vlorës, janë paraqitur për ndihmë mjekësore, me simptoma helmimi nga ushqimi, 41 shtetas polakë (turistë), të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga verifikimet paraprake rezulton se këta shtetas, gjatë ditës së sotme, kanë qenë me guidë, me anije turistike, në ishullin e Sazanit.

Grupi hetimor i ngritur për këtë rast, në bashkëpunim me specialistë të AKU-së dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të helmimit të këtyre shtetasve.