Harroen rregullat anti Covid / Durrsakët presin në rradhë të gjata pranë prefekturës për paratë e tërmetit

247
Sigal

Radhë të gjata qytetarësh që presin në shkallët e godinës kanë vazhduar edhe gjatë orëve të darkës përpara prefekturës së Durrësit.

Burimet bëjnë me dije se janë qindra qytetarë të cilët presin prej orëve të mëngjesit për të aplikuar për pagesën e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit të kaluar.

Në pamje duken qytetarë të moshave të ndryshme, kryesisht të moshuar që presin në radhë pa distancë fizike, e një pjesë e tyre edhe pa maska.

Rihapja e aplikimit u bë për shkak se një pjesë e qytetarëve nuk mundën të regjistronin emrat e tyre në dy thirrjet e para. Afati është një tjetër shkak që ka shkaktuar radhë duke qenë se aplikimi do të jetë i hapur nga 24 deri në 48 orë.

Kjo është pamja që ofrohet këtë mëngjes në qendër të qytetit të Durrës, pranë godinës së Prefekturës së qarkut ku ndodhet dhe zyra e aplikimit për përfitimin e granteve të rikonstruksionit. Sot është hapur papritur aplikimi për ata qytetarë që nuk kanë mundur të aplikojnë deri tani për dëmet nga tërmeti në nivelet DS1, DS2 dhe DS3. Ndërsa numrat e të infektuarve nga SARS-CoV-2 rriten çdo ditë, grumbullime të tilla shndërrohen në vatra të përhapjes së shpejtë të infeksionit, ndërsa afati i shkurtër, vetëm 1 ditor, i aplikimit krijon probleme për shumë qytetarë që nuk mund të paraqiten sot, apo nuk mund të qëndrojnë në radhë.