Hapet dogana e Kapshticës, do të lejohet vetëm ardhja në Shqipëri, ja cilat kategori

271
Sigal

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë deklaron se nga sot do të lejohet hyrja në Shqipëri nga Greqia e kamionëve të mallrave dhe këmbësorëve.

Autobusët, taksitë dhe mjetet e tjera nuk do të lejohen të kalojnë dhe me sa duket do të vijojnë nga Greqia.

Njoftimi:

Informohemi nga Autoritetet e Policisë Greke, se në vijim të masave të marra mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, prej ditës së sotme dhe në vazhdim, nga ora 06:00 deri në orën 22:00, do të lejohen të dalin nga Greqia dhe të hyjnë në Shqipëri nëpërmjet kësaj Pike Kalimi, vetëm këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë, kamiona mallrash.

Ndërsa autobusat, taksitë, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.

Rikujtojmë qytetarët se hyrja për në shtetin grek, vijon të jetë e mbyllur. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.