Hakerimi i sistemit MEMEX/ Çuçi: Nuk është databaza zyrtare ajo e publikuar, po hetojmë me FBI dhe Microsoft

118
Sigal

Ministri i Brendshëm Bledar Çuçi ka reaguar në lidhje me publikimin e të dhënave të sistemit MEMEX nga hakerat, pas sulmit kibernetik nga Irani.

Çuçi ka thënë për mediat perpara se te hynte në sallën e Kuvendit se nuk është databaza zyrtare ajo që ka dale nga hakerat dhe se vazhdojnë hetimet bashkë me FBI dhe Microsoft.

Ditën e sotme një material prej 1.7 giga ku është skeduar i gjithë informacioni policor në sistemin MEMEX për personat e dyshuar si të përfshirë në veprimtari krimianale është publikuar nga grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice”.

Lëvizja e sotme provon edhe njëherë se sulmi kibernetik ka depërtuar në çdo njësi të sistemeve shqiptare të sigurisë dhe se pas sistemit TIMS, apo hakerimin e emaileve dhe kamerave të paraburgimit, disponimi dhe publikimi i sistemit MEMEX përbën një rrezik serioz për punën e autoriteteve shtetërore.

Edhe Policia e Shtetit mohoi që të jetë prekur sistemi MEMEX dhe që këto të dhëna të kenë dalë prej aty, por apelon mediat që gjithsesi të mos i publikojnë.

“Nga deklarimet e bëra sot në media dhe referimet e këtyre deklarimeve, sipas të cilave janë marrë të dhëna nga sistemi MEMEX, sqarojmë opinionin publik se ky sistem nuk është prekur dhe se këto të dhëna nuk kanë të bëjnë fare me databazën e sistemit policor MEMEX. Policia e Shtetit njofton se, deri në këto momente, nuk janë prekur apo dëmtuar të dhëna sensitive që administrohen në këtë sistem, të cilat kanë të bëjnë me punën policore”-deklaroi Policia e Shtetit.