Hakerat e grupit të mbiquajtur “Homeland Justice”, që sulmuan Shqipërinë, kanë nxjerrë video nga survejimet e Shërbimit Informativ Shqiptar.
Video tregon survejimin e një ambasade të huaj në Tiranë.
Ata e kanë shoqëruar videon me një mesazh “Prisni për një bombë!”.
Publikimi i fundit tregon se hakerat kanë arritur të marrin informacion sensitiv dhe mjaft të dëmshëm për SHISH dhe shtetin shqiptar.
Disa ditë më parë, hakerat publikuan listën e emrave të punonjësve të SHISH dhe pozicionet e tyre të punës, duke dekonspiruar kështu edhe agjentë të zbulimit dhe kundërzbulimit.
Kryeministri Rama ka mohuar kategorikisht që hakerat të kenë marrë informacione të dëmshme, por publikimet e vazhdueshme të hakerave tregojnë se qeveria nuk po tregon të vërtetën.





















