Stresi në protestë / ‘Më vrisni mua, Jam Azem Hajdari i dytë’

347
Sigal

Në protestën për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha ishte i pranishëm edhe këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik si Stresi.

Në një prononcim për mediat, ai shprehet se është organizatori i protëstës, ndërsa e quajti veten “Azem Hajdari i dytë”.

Ai theksoi plot bindje se nuk do të tërhiqen nga zhvillimi i protestave derisa të vendoset drejtësi.

“Unë e kam organizuar këtë protestë. Hajde me vrisni mua si Klodianin, ndyrësirat e m*tit. A doni të më vrisni mua? Keni për të vrarë gjithë këta “Klodianët”. Neser do te arrestohem, do jem krenar që do shkoj në qelitë e paraburgimit. Për cfarë? Se s’ka drejtesi për një vëlla tonin. Asnjë s’ka për t’u dorëzuar. Nuk është miting pleqsh, eshte miting cunash, është miting populli, është miting te rinjsh. E kemi zemrën hekur. Këtu na keni. Jemi mësuar ju, unë jam Azem Hajdari i dytë, unë sot organizoj protestën më të madhe që ka parë ndonjëherë populli shqiptar”, u shpreh Stresi.