Grushti i shtetit, 8 nga faktet e Presidentit Ilir Meta

573
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dha dje një deklaratë të fortë. Ai i bëri thirrje popullit që më datën 2 mars, pasdite (datë që lidhet me Besëlidhjen e madhe të Lezhës, 2 mars 1444) të mblidhen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të filluar çmontimin e grushtit të shtetit. Janë të paktën tetë akuza që radhit kreu i shtetit si prova që qeveria ”Rama 2” është vërtet duke kryer grusht shteti. Edhe mëngjesin e sotëm, Presidenti e ka nisur me thirrje ndaj popullit që të bashkohen më 2 mars për të protestuar. Meta ka vijuar me thirrjet e tij kundër qeverisë së Kryeministri Rama, duke e quajtur një bandë që nuk ka ditë që nuk përdhunon Kushtetutën. Në fund kreu i shtetit ka ashpërsuar tonet duke thënë se nuk ka forcë në botë t’i kthejë shqiptarët 30 vite pas.

8 faktet

  1. Manipulimi i zgjedhjeve lokale dhe parlamentare
  2. Shkelja e dekretit të Presidentit për anulimin e datës së zgjedhjeve vendore 2019
  3. Zgjedhje vendore një-partiake
  4. Parlamenti një partiak dhe i paplotë
  5. Uzurpimi i KED nga Adrian Dvorani
  6. Uzurpimi i hetimit dhe dublimi i SPAK nga policia
  7. Lufta kundër lirisë së shprehjes
  8. Ndryshimi antikushtetues i betimit të gjyqtarëve