Grabitje me armë në Tiranë

531
Një grabitje me armë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën e Rinasit.
Roja i një karburanti ka bërë kallëzim në polici se dy persona të maskuar dhe me armë zjarri në dorë, e kanë kërcënuar dhe i kanë marrë rreth 140 mijë lekë të vjetra të xhiros ditore. 
Policia e Tiranës thotë se “grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.
Ngjarja është në verifikim e sipër pasi në shumë raste ka rezultuar që persona të ndryshëm kanë bërë edhe kallëzime të rreme në polici, pasi i kishin humbur paratë e vendeve ku punon, kryesisht në bixhoz. 
Megjithatë, hetimet pritet të zbardhin të vërtetën e kësaj ngjarje.
Sigal