Grabitje me armë në Divjakë

97
Sigal

Një grabitje me armë ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në Divjakë.

Bëhet fjalë për grabitjen e një pike këmbimi valutor, ku tre persona të maskuar kanë shkuar dhe me armë në duar kanë marrë çfarë kanë gjetur.

Më pas janë larguar me një automjet, duke humbur gjurmët.

Deri më tani nuk ka asnjë të dhënë nga policia, edhe pse ngjarja ka disa orë që ka ndodhur.