Grabitet shtëpia e një gruaje në zonën e Shallvareve në Tiranë

265
Sigal

Një banesë në zonën e Shallvareve në kryeqytet është grabitur gjatë mbrëmjes së djeshme.

Në rrugën “Reshit Çollaku”, persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banësën e një 53-vjeçareje.

Mësohet se autorët janë larguar duke marrë me vete disa bizhuteri dhe një shumë parash.

Denoncimi është bërë nga pronarja e shtepisë M.Veneti.

Policia ka nisur hetimet mbi ngjarjen.