Dyshohet se ngacmonte seksualisht vajzën, arrestohet babai 54-vjeçar

302
Sigal

Një 54-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet për ngacmim seksual ndaj të bijës së tij të mitur.

Njoftimi i policisë:  

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin:

E.S., 54 vjeç, banues në Krujë, pasi, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, si dhe ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur.