Grabitet një firmë reklamash në Kodër Kashar, autorët morën 200 mijë lekë nga kasaforta

333
Sigal

Grabitet gjatë natës një firmë reklamash në Kodër Kashar. Raportohet se persona të pa identifikuar kanë hyrë me thyerje brenda firmës dhe vjedhur kasafortën.

Nga verifikimet dyshohet të jenë marrë rreth 2 mln lekë të vjetra. Vjedhja është konstatuar nga punonjësit e firmës.

Policia ka sekuestruar kamerat e biznesit dhe të bizneseve në zonë me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.