Një market është grabitur nga katër persona të armatosur gjatë orëve të para të mëngjesit të së martës, në qendër të fshatit Voskop.
Pronari i lokalit, Bledar Leska deklaroi se nga pamjet e kamerave të sigurisë ka parë grabitësit që kanë zbritur nga një mjet i zi, tip Golf.
“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:45 të mëngjesit. Makina tip Golf 6 zbret nga rruga e Voskopojës ku bën një rrethrrotullim në pika e karburantit dhe ndalon këtu. Zbresin 4 persona 3 me maska dhe doreza bashkë me armë, i kam monitoruar me anë të kamerave të sigurisë.
Atje veç kishte gjendje arka, paketat, shkojnë deri në 2 milion lekë. Arma ka qenë tip automatik skorpions, me tytë të prerë. Kanë shqyer me tytën e armës, me shqelma derën dhe kanë hyrë brenda. Duket edhe arma të cilën e kanë lënë mbi banak. Kanë mbaruar punë dhe kanë ikur rrugës së fshatit Voskop. Rast i tillë nuk më ka ndodhur herë tjetër. Rast i rrallë pas kaq vitesh”, deklaroi pronari.