Grabiten me dokumente të falsifikuar miliona euro prona

1390
Nga Av. Serxhio MAZREK 
 

Vidhen në mes të ditës, me “bekim” nga segmente të korruptuara të organeve të drejtësisë pronat disa miliona euro të ikonës së Elbasnit, nga Eqerem Risilia, djali !!!(i rremë) i ish kryeministrit Ibrahim Biçaku, i biri i patriotit te shquar Aqif Pashë Elbasani, në bashkepunim me grupin e strukturuar kriminal, notere, gjykatës, punonjës hipoteke, avokat.Fillimi i shtatorit nis me shqyrtimin e dosjes më të madhe korruptive të këtyre viteve të padrejtësisë. 
Me ardhjen e demokracisënëmarsin e vitit 1992 dhe me daljen e ligjit tëKomisionit te Vlerësimit tëPronave tëKonfiskuara tëish të përndjekurve politikë në vitin 1993, pranë bashkisë Elbasan ku pronat e Aqif Pashe Elbasanit ishin konfiskuar ne vitin 1947, në emër të të birit të tij, Ibrahim Biçaku, trashgimtarët e ligjshëm, nipi dhe mbesat çelën dëshminë e trashëgimisë ligjore për të ndjerin Ibrahim Biçaku. Me këtë dëshmi paraqitën kërkesë pranëKomisionit tëVleresimit tëPronave, të ngritur pranë bashkisë Elbasan për kthimin dhe kompensimin e pronave, i cili dha vendimin numer 33, datë 16.08.1993 duke u shprehur për kthimin e tre godinave, ku njera prej tyre shërbeu për ngritjen e Flamurit te Pavarsise me 25 nentor ne vitin 1912, sipas firmëtarëve elbasanas që kishin firmosur për Pavarsinë e Shqipërisë, ndër te cilet Aqif Pasha vete. 

 Per çudi, po tek e njejta notere e Dhomes se Noterise Elbasan,çelet nje tjeter deshmi trashegimie ligjore ne kundershtim me ligjin, te falsifikuar duke veshur me petkun e trashegimtarit te vetem te Ibrahim Biçakut, Eqerem Risilia, person i cili nuk kishte asnje lloj lidhje familjare, fisnore dhe gjaku me trashegimlenesin apo egzistencen e nje testamenti. Nepermjet ketij nuliteti dhe falsiteti Eqerem Risilia inicion nje proces gjyqesor me objekt: “Vjedhjen e tre shtepijave te permendura me lart”. Eqerem Risilia, perdori te gjitha mjetet e paligjshme te mundshme per te shkelur ligjin ne fuqi, nepermjet mashtrimeve dhe marreveshjeve te fshehta me gjykatat. Te cilat prodhuan nje absurditet qe natyra, shkenca dhe ligji nuk kane arritur deri me sot ta realizojne: ringjalljen e nje personi te vdekur per ta veshur me te drejta qe mund ti gezojne vetem te gjallet. 

Më konkretisht Gjykata e Kasacionit me vendimin nr 1655 te 24 shtatorit 1996, vendosi me nje precedent te pa precedent ringjalljen e bashkeshortes se Ibrahim Biçakut te ndjeres Diana Biçaku (Risilia) njekohesisht e motra e falsifikatorit Eqerem Risilia duke e thirrur ne konkurim te vdekuren (te ringjallur) me nipin dhe mbesat e Ibrahim Biçakut. Me kete disponim te paprecedent te ketij organi gjyqesor iu dha padrejtesisht mundesia fallsifikatorit Eqerem Risilia, e perfitimit mbi gjysmen e pasurise. Cuditerisht, ne vitin e mbrapshte 1997, Eqerem Risilia i pangopur nga benefitet e perfituara nga Gjykata e Kasacionit (me vendimin nr. 1655 te vitit 1996) kerkon pa nje parashikim ligjor dhe pa prova te reja rishikimin e vendimit te Gjykates se Kasacionit. Ai vijon ne koherence me linjen e ndjekur deri ne keto momente duke prodhuar shkresa fallco (te dala nga zyra e vulave si ajo tek rruga e Kavajes) qe mbajne emrin e ish kryetarit te Gjykates se Kasacionit ne ato vite z. A.Sh, qe shprehen me absurditetin e radhes qe vendimi kolegjial i Gjykates se Kasacionit duhet rishikuar ne Gjykaten e shkalles se pare te rrethit Elbasan. Dosjen e falsifikuar te rishikimit e mori persiper per ta gjykuar ish gjyqtari me pas i shkarkuar nga Keshilli i Larte i Drejtesise, Xheladin Karkini, i cili nepermjet vendimit nr. 420 date 30.03.1998 vendosi vjedhjen e pasurise se trashegimtareve ligjore, nipit dhe mbesavete Ibrahim Biçakut. Ky proces gjyqësor solli njëvendim të montuar, tëfabrikuar në interes të grabitësit të pronave me dokumente false, duke marrë nëpër këmbë me vetëdije të plotë interesat pronësore dhe ligjore të trashëgimtarëve realë. Vendimi në fjalë më tej është arshivuar në mënyre të kundraligjshme në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan.Me kete vendim te falsifikuar u çregjistruan (ne menyre te kundraligjshme nga hipotekuesi i Elbasanit) pa titull pronësie dhe vendim gjykate në emër tëEqerem Risilisë pronat e trashegimtareve të ligjshëm të Ibrahim Biçakut: Sabit Kozarja, Nedime Kozarja, Aferdita Bordi dhe Shpresa Mazreku, përkatësisht nipi dhe mbesat e Ibrahim Biçakut dhe Aqif Pashe Elbasanit. Keto prona, më pas, u shitën me çmime fiktive dhe qesharake në krahasim me vlerën e pronës, me qëllim fshehjen e origjines së pronës dhe vjedhjen e pasurisë. Përgjegjësit kryesorë, të cilet kanë marrë pjesë në falsifikimin e dokumentave, dëshmisë së trashegimise dhe vendimeve gjyqesore të dalin përpara ligjit në mënyre që trashëgimtarëve ligjore t’iu kthehet dinjiteti njerëzor, pasi gjatë gjithë kësaj kohe janë ndier të mashtruar e të nëpërkëmbur. Vizioni i ri që po projektohet për organet e drejtësisë, le të shërbejë për të zhbërë këtë padrejtësi dhe dhunim flagrant të së drejtës së pronësisë nga mafia e pronave, e cila ka njëçerek shekulli që po mban peng këtë vend, në këtë tranzicion të tejzgjatur e primitiv. Ashtu sikurse dihet të gjithe shqiptarët kanë përjetuar për njëzet e pesë vjet të gjitha padrejtesitë që janë bere mbi kurriz të tyre nëpërmjet vendimeve tëpadrejta dhe në kundërshtim me ligjin dhe të drejtën tëgjykatave shqiptare. Shpresojmë se institucionet shqiptare, tanimë me nisjen e aplikimit të reformës historike të drejtësisë, do të veprojnë për të vënë drejtësinë në vend duke iu kthyer pronën dhe dinjitetin moral dhe pasurorë trashëgimtarëve ligjorë të këtyre pronave. 

Sigal